33 numri i të vdekurve nga aksidenti në Taivan

Numri i personave të vdekur pas aksidentit të një autobusi ka arritur në 33, pasi një ishte konfirmuar në orët e para të së martës.

Autobusi po barte 44 veta përfshirë edhe vozitësin, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.

shumica e viktimave raportohet se janë të moshës mesatare dhe të vjetër në mes moshës 50-70. Ata ishin duke u kthyer në shtëpi pasi kishin vizituar një fermë në rajonin e Taichung.

Autobusi ishte rrokullisur nga autostrada afër Taipei dhe sipas mediave lokale atje kjo ka ndodhur për shkak të shpejtësisë së madhe.

Gjersa mjeti është përmbysur disa kanë arrit të kërcejnë jashtë. 11 veta raportohet se janë duke u trajtuar.

Ky është aksidenti i dytë më i keq në Taivan për afro 30 vjet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button