Kuvendi i Kosovës debaton për FSK-në

Seanca e Kuvendit të Kosovës, e cila u ndërprerë të enjten në shenjë pakënaqësie me vendimin e Gjykatës në Colmar për Ramush Haradinajn do të vazhdojë sot.

Ndër 19 pikat e parapara është edhe votimi i propozim-rezolutës në lidhje me arrestimet e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, votimi i propozim-rezolutës për situatën e krijuar në Mitrovicë si dhe interpelanca e kryeministrit të Kosovës për ligjin e Sigurimeve shëndetësore.

Po ashtu do të ketë edhe debat parlamentar për FSK-në, kërkesë kjo e iniciuar nga deputeti i AAK-së Daut Haradinaj.

Pikat e mbetura për shqyrtim të seancës:

Votimi i Propozim-rezolutës në lidhje me arrestimet e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje,
Votimi për formimin e Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.
Votimi i Propozim-rezolutës në lidhje me situatën e krijuar në Mitrovicë,
Interpelanca e Kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa, sipas kërkesës së deputetit Visar Ymeri, i mbështetur edhe nga 8 deputetë nënshkrues, në lidhje me përgjegjësinë mbi Ligjin e sigurimeve shëndetësore në Republikën e Kosovës,
Debat parlamentar në lidhje me Forcat e Sigurisë së Kosovës, sipas kërkesës së deputetit Daut Haradinaj, i mbështetur edhe nga 10 deputetë tjerë nënshkrues,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-129 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-149 për ekzekutimin e sanksioneve penale,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-127 për plotësimin e Ligjit nr. 04/L-033 për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-150për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-209 për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-135 për ndërmjetësim,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-133 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-036 për Statistikat zyrtare të Republikës së Kosovës,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-143 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-072 për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin 04/L-214,
Shqyrtimi i Agjendës për Reforma Evropiane (ARE),
Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të nenit 11 të Ligjit nr. 03/L-149 për Shërbimin Civilë të Republikës së Kosovës,
Zgjedhja e një (1) anëtari të Këshillit Gjyqësor të Kosovës nga radha e komuniteteve tjera,
Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit për Ankesa të Mediave.
Votimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Lirinë Fetare në Kosovë, (për miratimin e këtij Projektligji kërkohen,  të paktën 61 vota „Për“, prej tyre 11 vota „Për“ të  komuniteteve që nuk janë  shumicë) Amendamenti 2, i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në nenin 81, paragrafi1),
Shqyrtimi i Projektligjit nr. 05/L-137 për ratifikimin e Marrëveshjes përkitazi me themelimin e Fondit të Ballkanit Perëndimor,
Shqyrtimi i Projektligjit nr. 05/L-149për ratifikimin e Marrëveshjes për themelimin e Zyrës rajonale për bashkëpunim rinor në mes Kosovës, Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Serbisë,
Zgjedhja e një (1) anëtari të Këshillit Gjyqësor të Kosovës nga radha e komunitetit serb.

 

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Kur dot mereni me te tdrejtar e te denurarve ne burgjet e kosove te culeve asnje her nuk ju ka dhan nje mundsi si lirimi me kusht ne menyr te rregullt amestia ose nje falje e pergjithme ose ti llogaritet viti 9 muaj
    Ju faleminderit

  2. Sepse kosova qe pas perfundimut te luftes asnje her nuk ka pas nje ligj si duhet sikur gjith shtetet ne rajon a dot jet viti i fundit qe dot merni nje vendim serioz per te trejtat e tyre sepre edhe ata jan pjes e popllit te kosove edhe pse kan kryer ndoni krim apo disa prej tyre vuajn burg edhe pa faj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button