Blackberry Z3 shfaqet në disa imazhe në internet

Një imazh i kapur në një uebfaqe në Malajzi tregon pajisjen Blackberry Z3 të ngjashëm me pajisjet Z10 dhe Z30 nga po e njëjta kompani. Por çfarë kemi të veçantë nga Z3? Është pajisja e parë Blackberry e prodhuar nga Foxconn.

Kjo kompani ka një marrëveshje me Blackberry-in për të prodhuar pajisjet për tregjet në zhvillim dhe ato me të ardhura të ulëta, me 50 % fitim. Të gjitha pajisjet që janë të disponueshme në tregjet në zhvillim tashmë kanë platformën Blackberry OS 7, kështu që gjëja që e bën Z3 interesant është të pasurit platformën OS 10.

Blackberry gjithashtu njoftoi se do të fillojë të prodhojë përsëri modelin 9900 të vjetër të kompanisë dhe do të ketë versionin 7 të platformës. Blackberry Z3 ka të njëjtën madhësi ekrani si “vëllai” i vjetër i tij, dhe aktualisht krenaria e kompanisë Z30 (ekran 5 inç), por që nuk matet me rezolucionin e ekranit të Z30: 540 x 960(Z3) vs 720 x 1280(Z10).

Z3 do të jetë i disponueshëm në Indonezi nga muaji i ardhshëm dhe më vonë do të jetë i disponueshëm edhe për tregjet e tjera në zhvillim. Blackberry ka nevojë të marrë pjesë tregu kudo që të mundet, teksa spiralja financiare e kompanisë akoma vazhdon. Nëse ata janë të aftë të shpërndajnë versionin 10 të platformës Blackberry në disa rajone dhe ta bëjnë atë të qëndrueshme në ato tregje, atëherë mund të kenë një shans për të vazhduar “luftën”.

Lajme të ngjashme

Back to top button