Anketa: LSDM-ja, përpara BDI-së për nga votat e shqiptarëve

Nëse nesër mbahen zgjedhje parlamentare për cilën parti do të votonit?

Sipas anketës të realizuar nga Televizioni Telma, nëse do të kishte përsëri zgjedhje parlamentare LSDM do kryesonte në bllokun politik shqiptar pasi 20, 4 përqind e elektoratit shqiptar janë deklaruar se do të votonin për këtë parti. Me 15 përqind vijon Lëvizja Besa duke e lënë në vend të tretë Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI) 14 përqind, për Partinë Demokratike Shqiptare (PDSH) janë deklaruar 10 përqind votues, ndërsa 6 përqind e qytetarëve do votonin për Aleancën për Shqiptarët.

Në bllokun maqedonas kryeson VMRO-DPMNE-ja me 30,6 përqind e ndjekur nga LSDM-ja me 23,8 përqind. Për dallim nga shqiptarët tek maqedonasit askush nuk do të votonte për ndonjë parti shqiptare.

Anketa e 1 mijë anketuesve është realizuar me telefon në periudhën pre 4 deri më 10 shkurt.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button