Deputetët anglezë premtojnë përkrahje për Kosovën

Grupi Britanik i Unionit Ndërparlamentar, i prirë nga deputeti Martin Vickers, i Partisë Konservatore, është pritur sot në takim nga Grupi i Miqësisë me Britaninë e Madhe i Kuvendit të Kosovës.

Kryetari i Grupit të Miqësisë me Britaninë e Madhe, Ismet Beqiri, pasi i falënderoi deputetët anglezë për vizitën, solli në kujtesë miqësinë tradicionale ndërmjet të dyja vendeve dhe popujve tonë, duke vlerësuar të nevojshme bashkëpunimin edhe më të ngushtë në të ardhmen, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Kuvendi, transmeton Telegrafi.

Deputeti Martin Vickers, dhe deputetët e tjerë që e shoqëronin – Nik Dakin, Andrew Rosindell, baronesha Barker dhe Earl of Sandwich, vunë në dukje gatishmërinë e vendit të tyre për bashkëpunim konkret dhe këmbimin e përvojave.

Ata po ashtu u interesuan për shumë çështje dhe zhvillime në vendin tonë, ndërkaq, premtuan se do të vijojnë ta mbështesin Kosovën edhe në të ardhmen.

Ata vlerësuan se bashkëpunimi ndërmjet të dyja vendeve i hap rrugë zhvillimit ekonomik, avancimit të demokracisë, si dhe lehtëson rrugën e integrimeve euro-atlantike për vendin tonë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button