Operacione kundër emgirantëve në SHBA, 600 të ndaluar

Zyra për Mbrojtjen e Doganave dhe Emigrantët në SHBA, në kuadër të operacioneve gjatë javës së fundit në 11 shtete, ka ndaluar 600 emigrantë, raporton Anadolu Agency (AA).

Zyrtarët e kësaj zyre kanë njoftuar se të paktën 160 persona janë ndaluar në Los Angeles. Ata kanë deklaruar se javën e shkuar janë ndaluar të paktën 200 persona në Xheorxhi, Kalifroninë Veriore dhe në Kaliforninë Jugore.

Ndërsa në vendet si, Illinois, Indiana, Kansas, Kentucky, Missouri dhe Wisconsin thuhet se janë ndaluar 200 persona të tjerë.

Zyrtarët kanë pohuar gjithashtu se arrestimet në qytetin e New York-ut ishin në kuadër të këtyre operacioneve dhe se gjatë këtyre operacioneve janë ndaluar 40 persona.

Ndërkohë ende nuk është dhënë një informacion zyrtar nëse operacionet e ndërmarra janë në kuadër të vendimeve të fundit të Presidenti të SHBA-së, Doland Trump, ose në kuadër të luftës kundë krimit të organizuar.

Nga ana tjetër opinioni publik i ka komentuar këto operacione si nisjen e realizimit të premtimeve të Trumpit. Ndërsa zëdhënësi i Departamentit të Punëve të Brendshme, Gillian Christensen, ka deklaruar se këto operacione nuk kanë të bëjnë me këtë gjë dhe se janë operacione rutinë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button