SHBA: Federata e Tenisit kërkoi falje për ekzekutimin e himnit nazist

Asociacioni i Tenisit i Shteteve të Bashkuara ka kërkuar falje për ekzekutimin e një verzioni tejet të vjetër të himnit kombëtar të Gjermanisë, që ishte nga periudha e regjimit nazist, para një ndeshjeje në kuadër të garave Fed Cup, njofton Rel, përcjell Portalb.mk.

Para takimit të së shtunës në Havaji, ndërmjet tenistes amerikane, Alison Riske, dhe asaj gjermane, Andrea Petkovic, organizatorët e ekzekutuan verzionin e himnit gjerman, në të cilin ishin edhe vargjet “Gjermania, Gjermania, para se gjithash në botë”.

Këto vargje ishin identifikuar si të afërta me Gjermaninë naziste të Adolf Hitlerit.

Tenistja Petkovic, e lindur në Bosnjë Hercegovinë, u tha gazetarëve pas takimit se kishte menduar për ta bojkotuar duelin.

Asociacioni i Tenisit i Shteteve të Bashkuara më vonë ka kërkuar falje.

“Në asnjë mënyrë nuk kemi pasur për qëllim të shfaqim mosrespektim”, thuhet në deklaratën e këtij asociacioni dhe shtohet se “ky gabim më nuk do të ndodhë dhe himni i vërtetë do të ekzekutohet” në duelet e tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button