Memedi: Udhëheqësia e RDK-së ka treguar pjekuri të lartë politke

Në Kuvendin Zgjedhor të degës në Komunën e Vrapçishtit për kryetar të degës së RDK-së me unanimitet u rizgjodh magjistri i pedagogjisë Zulhajrat Demiri, ndërsa nënkryetar u zgjodh Emir Durmishi, njofton partia RDK.
Në këtë kuvend zgjedhor të degës u zgjodhën edhe delegatët e Kongresit, ku bëhen përgatitjet e fundit për mbajtjen e kongresit partiak. Në këtë kuvend zgjedhor mori pjesë edhe Kryetari i RDK-së, Vesel Memedi i cili foli rreth aktualitetit politik në vend.
“Ky besim i dhënë për së dyti më obligon edhe më shumë që të kujdesem fuqishëm për organizimin edhe më të madh politik në kuadër të RDK-së në Komunën e Vrapçishtit. Këtë rol do ta kryej me sinqeritetin dhe nderin më të madh në dobi të kombit shqiptarë, dhe për këtë arsye, theksoi kryetari i sapozgjedhur i degës, kërkohet angazhim dhe mobilizim i jashtëzakonshëm i gjith njerëzve të vullnetit të mirë në kuadër të RDK-së. “tha Demiri.

“Vendi ndodhet para një stuhie të madhe dhe për këtë arsye kërkohet urtësi dhe mençuri veprimi me qëllim që kombi shqiptarë të jetë i përgatitur për sfidat e mëdha që e presin vendin dhe rajonin. Në këtë drejtim, bara bie mbi udhëheqësit e partive politike që të tregojnë urtësi veprimi sepse çdo veprim i përshpejtuar mund të shkaktojë pasoja të rënda në këto momente vendimtare për vendin dhe rajonin në përgjithësi.” tha Vesel Memedi.

Ai theksoi se udhëheqësia e RDK-së ka treguar pjekuri të lartë në këtë drejtim, me qëllim që në asnjë variant mos të dëmtohet procesi i çështjes kombëtare, pavarsisht sulmeve dhe kritikave naive të shumë dashakeqeve të këtij procesi. Sipas Memedit, zbulimi i së vërtetës të organizimit politik dhe shoqërorë do të vërtetojë rrugën e secilit prej nesh se kush ka ndihmuar apo penguar zhvillimin e çështjes kombëtare, njoftojnë nga shërbimi për informim i RDK-së.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button