Punimet në rrugën ‘Xhon Kenedi’ në Çair mbeten të papërfunduara pesë muaj pas afatit

Në fund të muajit qershor 2016, Qyteti i Shkupit në bashkëpunim me Komunën e Çairit filluan projektin për ndërtimin e kanalizimit atmosferik në rrugët “Xhon Kenedi” dhe “Kemal Ataturk”. Sipas autoriteteve kjo rrugë duhej të ishte gati pas tre muajsh, gjegjësisht në muajin shtator 2016, por dhe pesë muaj pas afatit punimet zvarriten, shkruan Vërtetëmatësi, njofton Portalb.mk.

Më poshtë në mënyrë kronologjike do të lexoni si ka shkuar procesi premtimeve dhe mos-realizimit.

“Me këtë projekt ndërtimor, përgjatë rrugës “Xhon Kenedi” dhe “Kemal Ataturk” do të ndërtohet kanalizim i ri atmosferik me gjatësi të përgjithshme prej 800 metra, ku do të vendosen gypa me profil prej 1.200 milimetër. Kanalizimi i ri atmosferik do të përfundojë në pusetën kyçëse në rrugën “Cvetan Dimov”. Afati për realizimin e këtij projekti është tre muaj, por realizuesit e projektit na kanë premtuar se punimet ndërtimore do të jenë më intensive dhe se të njëjtat do të përfundojnë deri në fillim të vitit shkollor”. (burimi: Portalb, 29.06.2016)

Premtimi që rruga do të jetë e përfunduar pas tre muajve, nuk u përmbush. Në shtator kur rruga duhej të ishte gati, punimet ishin ndërprerë. Për këtë, nga Qyteti i Shkupit ishin arsyetuar me kushtet e këqija klimatike.

“Kompania që po merret me punimet premtoi që nëse kushtet atmosferike janë të mira, ky projekt do të ndërtohet në afatin e paraparë, mirëpo kjo gjë u prolongua shkaku i kohës me shi”. (burimi: Portalb, 21.09.2016)

Ashtu siç njoftojnë nga Portalb, projekti për ndërtimin e kanalizimit atmosferik nuk është përfunduar as edhe në fillim të këtij viti, 2017. (Portalb, 01.02.2017)

xhon kenedi xhk

Vërtetmatësi ishte në terren për ta parë nga afër gjendjen e kësaj rruge. Aty ku ishte caktuar të përfundojë kanalizimi atmosferik, pra në pusetën kyçëse në rrugën “Cvetan Dimov”, sipas asaj që kemi arritur të sigurojmë nëpërmes fotografive, mund të vlerësojmë që punimet në këtë rrugë ende nuk kanë përfunduar. Sipas metodologjisë së Vërtetmatësit, nga e gjithë kjo mundë të përfundojmë që afati për ndërtimin e kanalizimit ka skaduar dhe këtë premtim e vlerësojmë si i parealizuar. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button