Përfshihet nga flaka ndërtesa në lagjen Dame Gruev të Shkupit

Rreth orës 23 mbrëmë në lagjen Dame Gruev rruga “Lluka Gerov” të Shkupit shpërtheu zjarr. Sipas informatave jozyrtare zjarri nga kati i dytë u përhap në të gjithë ndërtesën. Shkaktar ishte  shpërthimi i shporetit në katin e dytë. njofton Portalb.mk.

Nuk ka të lënduar dhe të gjithë në kohë u evakuuan nga brigada e zjarrfikësve dhe policisë.

Ekipi Tv 21 prej banuesve në këtë ndërtesë kuptoi se vetëm një anëtar i brigadës së zjarrfikësve është ngulfatur nga tymi për shkak se  bombola e oksigjenit ka qenë jashtë përdorimit .

Për fat të mirë të banorëve, kishte vetëm dëme materiale e jo në njerëz.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button