FUNDI I BDI-së

Bashkimi Demokratik për Integrim nuk është në pozicion që të imponojë përgjegjësinë me partitë politike shqiptare tjera edhe më pak me shqiptarët në Maqedoni.

Gjërat që në shikim të parë duken të komplikuara ata në fakt mund të jenë edhe shumë të thjeshta për zgjidhje. Por është krejt diçka tjetër nëse ajo dëshirohet të etablohet si e komplikuar dhe se paska nevojë për analiza me muaj dhe për 99 matje. Kjo mund të jetë e pafund. Kanë thënë njerëzit e mençur – më mirë një fund i tmerrshëm sesa një tmerr pa fund!

BDI si partitë të tjera ka marrë zotimin për firmosjen dhe për t’ju përmbajtur Deklaratës së përbashkët. Andaj raporti i numrave tregon që BDI i posedon mandatet e mjaftueshme për të koalicionuar me kushtimisht thënë të dy blloqet politike të kampit maqedonas, aq më shumë kurë me DPMNE-në vetë si parti e bënë numrin e shumicës së brishtë parlamentare.

Është folur e shkruar SHUMË LIDHUR ME KËTË NGËRÇ DHE KRIZË TË THELLË POLITIKE, andaj nëse organet e partisë të BDI-së në fakt kryetari Ali Ahmeti (sepse kështu i ka autorizimet me statut) mendojnë se koalicionimi me VMRO DPMNE plotëson atributet në favorin e partisë (sepse në emër të shqiptarëve nuk kanë legjitimitetin e mjaftueshëm) atëherë edhe le të koalicionojnë me Nikolla Gruevskin.

Kjo mbase nuk do të ishte fund i botës por pa hezitim do të ishte FUNDI I BDI-së. Poentën e kam se poqëse këta organe partiake vlerësojnë kështu kjo në aspektin statutar do të ishte krejtësisht legale, ndërsa sesa do të ishte e justifikueshme politikisht këtë e dinë edhe fëmijët e djepit.

Megjithatë, është krejtësisht diçka tjetër se kjo parti është në hallin e madh, çfarëdo alternative të zgjedhë ajo është humbëse, por politika dhe demokracia ta mundëson të humbësh me TURP dhe me DINJITET!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button