Ushqimet që nuk duhet të hash nëse do të heqësh kilet pas lindjes

Të jesh një nënë e re është, pa asnjë dyshim, bekimi më i madh. Me të gjitha gjërat që vijnë pas lindjes, sërish mëmësia është e bukur. Edhe kilet që të dhuron shtatzënia dhe paslindja janë po ashtu të bukura, por shumë nëna duan t’i luftojnë. Nëse je në fazën kur sapo ke lindur, mjafton një urim për ta mbyllur. Jo vetëm për shëndetin e fëmijës, por edhe për shëndetin e vetes, duhet të kesh durim që peshën ta fitosh dalëngadalë në kohën e duhur, shkruan revistaclass, përcjell Portalb.mk.

Megjithatë, ka disa këshilla që duhet t’i kesh parasysh nëse do të mbash nën kontroll peshën pas lindjes.

Cilat janë ushqimet që mund t’i shmangësh gjatë kësaj faze, nëse nuk do të shtosh kile pas lindjes.

Buka e bardhë

Sepse buka e bardhë rrit shumë shpejt nivelin e sheqerit, që jo vetëm mund të krijojë probleme me metabolizmin, por edhe për sa i përket peshës. 

Ushqimet e skuqura

Ushqimet e skuqura janë një fatkeqësi e madhe nëse do të humbasësh peshë apo të mbash nën kontroll kilet. Mundohu t’i eliminosh. 

Karamelet

Kjo është e ditur, por mos harro që nivelet e larta të sheqerit që përmbajnë karamelet të bëjnë që të shtosh në peshë në vend që të humbasësh.

Biskota

Biskotat mund të jenë të shijshme, por sheqeri dhe yndyra nuk do të të ndihmojnë të humbasësh peshën pas lindjes në një kohë të shkurtër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button