AMERIKA FIRST

Është për tu habitur dhe ardhur keq, se një pjesë e gazetarëve dhe autorëve, fatkeqësisht  edhe pas kalimit të ҫerek shekullit 21, akoma merren me anatema dhe anakronizëm. Javët e fundit kritikat  që kanë bërë analistë dhe autorë ndaj administratës së re amerikane dhe presidentit Donald Trump, kanë hasur në kundërshtim në opinion dhe nga disa gazetarë dhe autorë. Këta autorë dalin me tezën, se të kritikosh SHBA-të aleatët tradicional është fyerje dhe tradhti, ke përmbysur kupën e mjaltit. Ke hedhur baltë ndaj popullit liridashës, ndaj virtyteve, vlerave liberale amerikane.

Të jesh një shpirt kritik, racional, të shprehësh mendimin dhe idenë kundër një presidenti me një diskurs anti-establishment, me ligje dhe dekrete bizare, etnocentrizëm dhe egocentrizëm dhe islamofobi, nuk është fyerje ndaj aleatit dhe kombit amerikan. Në disa gazeta dhe media, akuzohet dhe etiketohet kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, kinse ka bërë fyerje dhe intriga aleatit më të ngushtë dhe administratës amerikane dhe presidentit Donald Trump. Në etapën më të errët të diktaturës komuniste dhe terrorit, në Shqipëri urrejtja dhe armiqësia e shteteve demokratike civilizuese dhe perëndimore, nuk ishte ndaj popullit shqiptar dhe Shqipërisë, por ndaj regjimit despotic dhe tiranit Enver Hoxha. Shqipëria, Kosova dhe gjithë kombi shqiptar nuk është përbuzës, është mirënjohës dhe koshient. Nuk do ti harrojë të mirat e popullit liridashës të Amerikës. Kur kombi shqiptar gjendej në periudhën më tragjike të historisë ishte presidenti Wilson dhe presidenti Klinton. Populli shqiptar do të mbetet mirënjohës, aleat dhe mik për ҫdo herë, ndaj SHBA-ve.

“Ky lajm i hidhur, ma ka thyer zemrën”

Kolegu im i punës, i ardhur para 20 viteve si refugjat në Zvicër, nga Somalia i kulturuar dhe integruar, pas dekretit të administratës amerikane, të hënën në mëngjes dukej i zbehur dhe i shqetësuar. Më tha që kam dy vëllezër në Amerikë. Kam patur në plan që në korrik të shkoj për pushime tek vëllezërit se shumë vite nuk jemi parë. Lajmi për ndalim që erdhi nga presidenti amerikan më ka shokuar, nga faqja i rrëshqiti një pikë loti. Saidi hapi celularin dhe më tregoi në foto shkrimtarin më të shquar afrikan nga Somalia Abduraman Zekiriah. Ai duke lexuar ma përktheu ku shkrimtari shkruante, se lajmi i hidhur për ndalimin e qytetarëve nga shtetet muslimane ma ka thyer zemrën. Më tej vazhdonte, politika diskriminuese dhe islamofobia, nuk është kinse për ta luftuar dhe asgjësuar terrorizmin, por është përplasje qytetërimesh mes Botës Islame dhe Perëndimit. Dekreti i presidentit amerikan dhe administratës së re për ndalimin dhe hyrjen e qytetarëve nga shtatë vende muslimane, për shumicën e shteteve civilizuese dhe popujve ka qenë shokuese dhe anticivilizuese.

Në revistën Die Welt,  një artikull shkruan që Brukseli në të ardhmen mund të ndalojë vizitën e presidentit amerikan Donald Trump nëqoftëse vazhdon me ligje dragojane edhe më tej. Në Britaninë e Madhe, për një periudhë të shkurtër janë nënshkruar afër një milion e gjysëm peticione kundër presidentit  dhe administratës së re amerikane. Kryeministrja e Britanisë së Madhe Theresa May, tha se do të lejohet vizita e presidentit amerikan, por në parlament nuk do të lejohet sipas traditës të mbajë fjalim. Presidenti Donald Trump, për shumicën e qytetarëve britanik është person non grata. Në SHBA një pjesë e kongresmenëve, nga dy partitë, Demokratike dhe Republikane, kundër pakënaqësive dhe politikës izolacionaliste, kanë përgatitur memorandum. Ata thonë që SHBA-të shekuj me radhë kanë qenë ëndrra dhe krenaria e emigrantëve. Ardhja e tyre nga tërë bota e kanë bërë Amerikën shtet me tradita liberale, të begatshëm  që nga etërit e kushtetutës amerikane. Amerika ka qenë pioneri dhe djepi i demokracisë në tërë botën derisa nga gjithë bota dhe shtetet perëndimore ka pasur kritika të ashpra, protesta dhe revolt kundër ndalimit dhe hyrjes së qytetarëve nga shtatë shtete muslimane.

Vetëm në zemrën e dy shteteve të Botës Arabe dhe Islame, Arabi Saudite dhe Egjiptit nuk ka pasur asnjë notë proteste. Sipas një diplomati perëndimor, mbreti Saud e ka përshëndetur ndalimin për në SHBA  ndaj Iranit dhe Irakut. Revista më prestigjoze gjermane Der Spiegel, në një pasazh shkruan: Vetëm një Amerikë dinamike trans-atlantike e bashkuar me aleatët dhe Bashkimin Europian mund ta bëjë një Perëndim të fortë për të ruajtur stabilitetin dhe paqen globale në botë. Ndryshe ka gjasa që administrata e re e Donald Trump ‘Amerika first’, ta humb pozitën si lidership në botë, në shkallë globale duke u tërhequr dhe mbyllur në një ishull. Një Amerikë e tillë do të bënte që të humb ekuilibrin dhe graviteti të kalojë nga Perëndimi në Lindjen e Largët. Kina një superfuqi dhe lidership i ri në botë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button