Eurostat do ta vlerësojë sistemin statistikor të Maqedonisë

Ekspertët e Eurostatit do të zbatojnë vlerësim në partneritet të sistemit nacional statistikor të Maqedonisë. Prej sot deri në muajin e 17 do të vlerësohet Enti Shtetëror për Statistika si koordinator i sistemit nacional statistikor dhe bartësit e autorizuar të cilët janë të kyçur në zbatimin e hulumtimeve statistikore në shtet, njofton portalb.

Në fokus të këtij vlerësimi do të jetë analiza e thellë dhe vlerësimi i sistemit statistikor në të gjitha 15 parimet të cilat bëjnë pjesë në Kodeksin për punë  të statistikës evropiane.

Qëlliimi është që në mënyrë objektive të vlerësohet zhvillimi në pajtueshmëri me Kodeksin, të konstatohen fushat ku është e nevojshme përforcim i mëtutjeshëm, që të përmirësohet kualiteti i statistikave. Pritet që të përmirësohet transparenca dhe kredibiliteti i sistemit statistikor dhe të theksohen praktikat inovative të sistemit evropian statistikor.

Eurostat për së dyti herë bën kësi lloj vlerësimi. E para u bë në vitin 2010, të cilën e kanë kryer ekspertët për vlerësim, persona që kanë qenë pjesë e statistikave ose janë në pension, me përvojë të gjatë në institucionet e BE-së dhe mbikëqyrës të Eurostatit. /Portalb

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button