Peticion nga “Arsena”: Të ulet çmimi i ujit të pijshëm për qytetarët e Gjevgjelisë

Iniciativa qytetare “Arsena” ka ngritur peticion për zvogëlimin e çmimit të ujit nga sistemi i ujësjellësit të Gjevgjelisë në nivel teknik, me çmim prej 5 denarë për një metër kub ujë, njofton Portalb.

Ky peticion, thonë nga iniciativa, vjen pasi disa vjet injorohen nga autoritetet lokale dhe Ndërmarrja Publike Komunale nga Gjevgjelia për problemin me nivelin e lartë të metaloidit helmues në ujë arsen dhe ndalesa për shfrytëzimin e ujit është shqiptuar edhe nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari.

Iniciativa kërkon që ky çmim i ujit deri në momentin kur do të sigurohet ujë i sigurt dhe i shëndetshëm për pije.

Përndryshe, me koncentrat prej 18 mikrogramë arsen në një litër ujë të pijshëm i cili është marrë nga ujësjellësi i Gjevgjelisë, laboratoria ndërkombëtare e licencuar nga Selaniku ka konstatuar se qytetarët e Gjevgjelisë, ende po pijnë ujë me me përbërje të elementit helmues – arsen, informuan nga iniciativa “Arsena”.

Ashtu siç informojnë ata, rezultatet kanë treguar pjesëmarrje të 80% më shumë të koncentratit helmues nga standardet e Organizatës Shëndetësore Botërore dhe rregullores për kualitetin e ujit në Republikën e Maqedonisë të nënshkruar në vitin 2008.

Banorët e Gjevgjelisë me vite konsumojnë ujë që është i ndotur me arsen. Edhe pse organizata joqeveritare “Arsena” vazhdimisht tërheq vërejtjen se uji për pije është i ndotur, Komuna e Gjevgjelisë madje në shtator të vitit të kaluar shpalli tender për ndërtimin e sistemit të ri për furnizim me ujë të qytetit.

Kryetari i Gjevgjelisë, Ivan Frangov, deklaroi se sistemi i ri për furnizim me ujë në Gjevgjeli ndërtohet për shkak se qyteti ka nevojë për sasi plotësuese të ujit. Ai thotë se uji në Gjevgjeli është i pastër, mirëpo se autoritetet lokale dëshirojnë ta largojnë çdo dyshim.

“Arsena” në korrik të vitit 2016 e publikoi analizën e mostrës së ujit nga ujësjellësi i Gjevgjelisë, e cila tregoi prezencë të sasive të mëdha të arsenit, mirëpo edhe të metalit të rëndë vanadium, ndërsa në lidhje me deklaratën e Frangovit thonë se është mashtrim i publikut dhe marketing zgjedhor.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, arseni është njëri nga helmet më të fuqishme, i cili në doza mjaft të vogla, vret ngadalë, mirëpo në mënyrë efikase. Shkakton shumë pasoja negative, ndërsa sipas disa shkencëtarëve, lidhet drejtpërdrejt me ADN-në e njeriut. Shkakton prishjen e kromozomeve dhe shkurtimin e tyre, që çon në prishje gjenetike të palcës kurrizore, gjegjësisht shkakton leukemi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button