Imzot lider!

Të lutem çdo ditë Zoti im Edhe çdo natë kur mbyll sytë Në ty lutem i pafundmi im
Falmë mua i plotfuqishmi Zot Jam robi yt dhe do të vdes yt rob
Njeri jam, e si njeri gaboj Flas më tepër, më pak mendoj
Por kohë zgjedhjesh kur do të vijnë Për ty do të votoj i shenjti im
Pelegrin do të ik në të shenjtin vend Për ty do të votojmë të gjithë rend e rend
Dhe në qoftë se ka trim që të mohon Unë do të veproj ashtu si më udhëzon
Kurban do të bëhem që zgjedhjet t’i fitosh Në krye të shtetit, bukur të kuvendosh

Autor: Naim Iljazi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button