Nivelet e ujit po zvogëlohen

Niveli i Liqenit të Ohrit është në kufirin e minimumit të lejuar, njoftoi sot DPHM.

Drejtoria informon se nivelet kanë trend të uljes.

Analiza javore hidrologjike tregon se niveli i lumit Vardar në Jegunovc, Shkup, Veles dhe Demir Kapi nga e hëna deri të premten ka qenë më i lartë se mesatar për këtë periudhë të vitit. Niveli te lumenjtë tjerë Treska, Pçinja, Kriva Reka, Bregallnicë ndryshon, transmeton RTM 2.

Niveli i ujit në Drinin e Zi nga e hëna deri të premten ka lëvizur mes 18 dhe 17 centimetra që është drastik nën mesataren, e cila arrin 123 centimetra.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button