Problemet sociale faktor në humbjen e nënshtetësisë?

Nga një statistikë që përfshinë periudhën nga viti 2009 e deri në vitin 2017 na tregon se nga nënshtetësia e Kosovës kanë hequr dorë mbi 37 mijë qytetarë të këtij vendi, afro 3 mijë llogariten të jenë vetëm nga qyteti im nga Peja.

Kjo rritje enorme për lirimin nga nënshtetësia më kërkesë prej qytetarëve të vendit tonë, fenomen ky që po vazhdon të rritet për një shtet me pretendime demokratike do të duhej të ishte shqetësuese dhe aspak e pranueshme.
Kjo përshtypje fitohet sikur Kosova është duke kaluar në një gjendje lufte apo e kapur nga një epidemi vdekjeprurëse por akoma më keq kur kjo vjen nga problemet sociale dhe ekonomike si kapja e shtetit, keqqeverisja, shkalla e lartë e papunësisë, korrupsioni e që vazhdon deri në tkurrjen e kufirit të Kosovës.

Probleme të cilat e bëjnë që në të gjitha raportet ndërkombëtare Kosovën e vënë me statistika alarmante, ku këtu barrën e ndajmë edhe ne si qytetarë se sa ndikuam për ndryshime.

Se si do të duhej të ishte kontributi i një qytetari aktiv shembull na jep Rumani nga protesta e fundit ku nëse merret për bazë ekonomia dhe zhvillimi i shtetit dhe rezultati i fundit nga PISA qëndrojnë shumë më mirë se ne edhe përkundër kësaj ata vazhdojnë të kryejnë detyrën e një qytetari për më të mirë për vendin, për dallim nga ne ku e kemi zgjedhur heshtjen dhe dorëzimin përballë dukurive negativ.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button