Mësoni a jeni kapur nga kjo sëmundje moderne?

Të gjithëve na ka ndodhur: zemra rreh fort, pëllëmbët e duarve djersiten, dhe paniku sa vjen e rritet kur kuptojmë se kemi shumë për të bërë dhe s’kemi kohë të mjaftueshme. Stresi mund të jetë bllokues dhe mund të ndikojë negativisht në shumë aspekte të jetëve tona. Ndonjëherë kemi nevojë të bëjmë një hap prapa, të marrim një ditë pushim e t’i kushtohemi shëndetit mendor, dhe të gjejmë mënyra për t’u ç’stresuar. Nëse ndiheni shpesh sikur doni të shkulni flokët, atëherë mund të keni disa zakone që shkaktojnë stres dhe që duhet t’i ndryshoni, dhe nuk ka kohë më të mirë se sa tani!

Ja disa prej gjërave që njerëzit e stresuar janë të prirur të bëjnë dhe disa ide për t’i eleminuar.

Pinë shumë kafeinë

Nuk do t’ju themi që të hiqni dorë fare nga kafeina – këtë nuk mund t’jua bëjmë! Por pirja e disa filxhanëve në ditë mund t’ju stimulojë në mënyrë të tepruar dhe t’ju zhysë në ankth të panevojshëm. Kështu që, mbajeni në minimum kafeinën dhe ndiqni këshillat e mëtejshme për ta bërë të shëndetshme pijen me kafeinë që konsumoni.

Shfryjnë vazhdimisht

Ndonjëherë, të ulesh me një mik a mikeshë dhe të nxjerrësh gjithë ç’ke brenda është pikërisht ajo për të cilën ke nevojë. Shfryrja është thelbësore – por vetëm në doza të vogla. Nëse flisni vetëm për gjëra negative, atëherë ata do të mendojnë se ju nuk mendoni gjë tjetër përveç këtyre. Njerëzit që janë të stresuar zakonisht flasin në mënyrë të tepruar për problemin e tyre, e zbërthejnë, e rrotullojnë dhe nuk pushojnë që nuk pushojnë së foluri për të. Më mirë të nxjerrësh zemërimin, ta heqësh nga vetja, e pastaj ta lësh një herë e mirë e të mos e përmendësh më, me qëllim që, cilido qoftë problemi që të shqetëson, të mos lejosh të të vërë përfund.

Obsesionohen mbi gjëra që nuk i ndryshojnë dot

Të gjithë ne duhet të pranojmë se nuk mund të ndryshojmë, dhe të fiksuarit pas gabimeve nuk është e shëndetshme apo dobiprurëse. Nuk ka kuptim të shqetësohesh për gjëra që, me shumë gjësa, nuk ke çfarë të bësh. Më mirë të ecësh përpara dhe thjeshtë të përpiqesh të bësh më mirë herën tjetër!

Hanë ushqime që s’janë të shëndetshëm

Ndonjëherë kur shqetësohemi, i turremi një pice gjigande me djathë apo një kupe të madhe me akullore, a thua kjo është gjëja më e mirë në botë. Por ushqimi i ndjenjave të stresit zakonisht na përkeqëson mendërisht dhe fizikisht. Ndërkohë që jeni të tunduar të hani snacks kur jeni në ankth, më mirë provoni ushqime që të ndihmojnë për ankthin.

Trullosen lehtësisht

Të gjithë ndihen të trullosur ndonjëherë, por e rëndësishme është të mos ju kapë paniku kur kuptoni që keni më shumë për të bërë, nga sa mendonit. Merrni frymë thellë, zgjidhni një temë në listën e detyrave për të filluar, dhe nisjani prej aty. Nëse përpiqeni të bëni disa gjëra njëherësh, apo pak këtu e pak atje, do të lini gjithçka gjysmë të përfunduar dhe me të meta.

Nuk flejnë sa duhet

Mungesa e gjumit ju bën të avashtë, nevrikë dhe mbi të gjitha nuk jeni më e mira e vetvetes. Eleminoni këtë faktor kontribues duke marrë disa këshilla për të bërë gjumin më të mirë të mundshëm, me qëllim që kur të zgjoheni të jeni të rigjallëruar dhe gati për të rifilluar!

Analizojnë me tepri

A keni kaluar ndonjëherë orë të tëra pas një bisede duke u shqetësuar se mos keni thënë diçka të gabuar, duhej të kishit thënë diçka ndryshe, keni ofenduar dikë, apo keni hedhur në erë shanset për promovim? Ndoshta jeni i vetmi që keni vënë re gjithë këto, por njerëzit e stresuar kanë prirjen që të marrin gjithçka që u ndodh në jetë dhe të gjejnë probleme atje ku nuk ekzistojnë. Qëndro pozitiv për vetveten! Jeni shumë mirë dhe shqetësimi është vetëm në kokën tuaj!

Mos bëni ushtrime

Kur jemi super të zënë me punë dhe përpiqemi të eleminojnë detyra për të lehtësuar disi ngarkesën, ushtrimet janë ndër të parat gjëra që mendojmë. Mos e lejoni të ndodhë! Mund t’ju marrë pak momente nga dita juaj, por është mënyra e përsosur për të bërë të rrjedhin ato endorfina dhe për t’ju hequr motivimin. Mund të bëni gjithmonë disa ushtrime të lehtë para se të flini për të hequr pak stres dhe për të bërë një gjumë të mirë!

Mbingarkojnë agjendën

Dita ka vetëm 24 orë dhe ne ndonjëherë përpiqemi ta mbuhim me më shumë gjëra nga sa mund të përballojmë realisht në këtë kohë. Njerëzit që stresohen kanë prirjen të kafshojnë më shumë nga sa mund të përtypin, dhe më pas e kuptojnë se janë mbytur. Planifikojeni paraprakisht ditën tuaj, me qëllim që ta dini se çfarë të prisni. Filloni me ato që e dini se mund t’i bëni, lini pak hapësirë nëse ndodh diçka e paparashikuar, dhe jepini ritëm vetes për çdo detyrë.

Përpiquni që gjërat të bëhen vetë

Shumë njerëz që stresohen mendojnë që “nëse do ta bësh diçka si duhet, duhet ta bësh vetë”, dhe pikërisht për këtë arsye shpesh herë kanë shumë gjëra në pjatë. Por e vërteta është që mund t’i bësh me pakëz ndihmë nga miqtë! Herë pas here lërini të tjerët t’ju ndihmojnë – mund të habiteni se sa mirë e bëjnë ata punën dhe sa mirë është të mos jesh vetëm.

Fokusoheni tek e keqja dhe jo tek e mira

Ditët e këqia do të vijnë, por edhe do të shkojnë. Njerëzit që shqetësohen shumë kanë prirjen të fokusohen tek negativja, dhe harrojnë të lënë hapësirë për t’u kënaqur nga pozitivja. Në vend të kapeni pas lajmeve të këqinj, kërkoni lajmet e mirë, dhe te përpiqeni të bëni më shumë gjërat që bëjnë njerëzit e lumtur!

I shtyjnë gjërat për më vonë

Shtyrja e gjërave për më vonë shkakton panik – dhe pikërisht këtu, niveli i stresit rritet. Eshtë më mirë të shtrëngoni rripin e t’i bëni gjërat kur duhet. Hartimi i një plani për detyrat tuaja i bën gjërat më të realizueshme dhe më pak stresuese.

Nxitojnë shumë në jetë

Njerëzit e stresuar mund të konsumohen kaq shumë duke qenë në ankth për pak a shumë gjithçka, saqë harrojnë të shijojnë gjërat më të mira në jetë. Cili është kuptimi i gjithë këtij stresi nëse nuk arrini të shijoni punën e madhe që bëni? Merreni shtruar dhe gjeni lumturinë tuaj, kudo ku kjo mund të jetë për ju.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP