Kurc dhe Poposki e vizituan gurin kufitar 59-të afër Gjevgjelisë

Kryesuesi me OSBE-në dhe ministër aktual i Punëve të Jashtme të Austrisë, Sebastijan Kurc, dhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki sot pasdite e vizituan gurin kufitar 59-të pranë kufirit Greqi-Maqedoni, ku prej para një vitit u zhvillua fluksi më i madh i refugjatëve nëpër Rrugën ballkanike.

Kurc u interesua për situatën aktuale dhe tentimet për kalim ilegal të kufirit Maqedoni-Greqi, ndërsa është njoftuar edhe me të gjitha hollësitë rreth transportit të vitit të kaluar të refugjatëve.

Maqedonia, sipas shefit të diplomacisë Poposki, luajti rol kyç në ruajtjen e marrëveshjes së Shengenit përmes parandalimit të emigrimit ilegal, i cili e arriti kulminacionin e tij në kufirin mes Greqisë dhe Maqedonisë.

“Me siguri bashkëpunimin që e realizuam me më shumë anëtare të BE-së, përfshirë edhe Austrinë, ishte ai moment i cili i mundësoi Greqisë t’i mbrojë në mënyrë më të mirë kufijtë e saj, ndërsa këtu e kishim edhe përvojën më të keqe nga aspekti i bashkëpunimit mes dy shteteve, por edhe përvojën më të mirë e cila tregoi se me këtë marrëveshje arritëm që Greqinë ta bëjmë më pak atraktive dhe të parandalojmë fluks të pakontrolluar të emigrantëve ilegal, i cili kalonte përmes Ballkanit”, deklaroi Poposki.

Të dy ministrat vizituan edhe disa lokacione në Gjevgjeli për vëzhgim elektronik të kufirit, si dhe kontingjentin e policëve austriak, të cilët për momentin janë në Gjevgjeli. Vizita e tij vazhdon.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button