6 gjëra që të thonë shoqet, por as vetë ato nuk i besojnë, a ju ka ndodhur?

Nuk ёshtё e rastёsishme qё pёr ndarjet janё shkruar disa nga kёngёt mё tё bukura nё Shqipёri. Mbase sepse ёshtё natyra e shqiptarit qё pas çdo ndarjeje tё mbyllet nё vetvete, tё dramatizojё situatёn e tё dёgjojё pafund kёngё ndarjeje. Dhe meqё ndarja ёshtё njё temё debati, gjithmonё, pse mos e hapim edhe tani duke e trajtuar nё njё aspekt tjetёr. Atё tё kёnvёshtrimit tё tё tjerёve dhe mёnyrёs se si ata na trajtojnё. Pёrshembull shoqet e ngushta, ose mami.

Ndёrkohё qё ti do tё jesh me sy tё nxirrё nga e qara ato do tё vijnё e do thё thonё disa batuta e kёshilla, tё cilan nё asnjё mёnyrё nuk duhet t’i besosh.

Nuk do tё gjejё mё mirё se ti. E vёrteta ёshtё qё pas njё ndarjeje, sado e bukur qё tё jetё ajo qё ai do tё zgjedhё, ty nuk do tё hyjё aspak nё sy. Ndaj pas inatosjes sё parё, ti do tё vazhdosh tё jesh e mёrzitur derisa njё ditё tё kuptosh se nuk ia vlen mё. Pavarёsisht atyre qё tё thonё tё tjerёt.

Do gjёsh mё tё mirё. Asaj asnjёherё nuk i dihet. Megjithatё, pёr tё gjetur njё tjetёr nuk ёshtё shumё e vёshtirё. Ideja ёshtё qё pёr momentin ai pёr ty ёshtё i vetmi maskull nё botё dhe ti nuk dёshiron tё mendosh pёr asnjё tjetёr.

Mё vonё do i kujtosh tё gjitha kёto dhe do qeshёsh. Kёtё ta urojmё dhe ne. Vёrtet. Por mos mendo se diçka e tillё do tё ndodhё shumё shpejt. Pas njё lidhjeje janё tё shumta ato qё mbeten pezull, derisa tё vijё dita qё tё jenё larguar nga jeta tёnde pёrgjithmonё. Vetёm nё rast se vjen Leonardo DiCaprio gjysmё i zhveshur dhe i ulur nё gjunj dhe tё thotё se je gruaja e jetёs sё tij. Po, nё kёtё rast edhe Penelopa, besnikja mё e madhe do e kishte harruar Odisenё nё sekondё.

Eh sikur tё kisha moshёn tёnde, çdo ditё me tё ndryshёm do tё dilja. Kёtё do e dёgjosh me siguri nga mami ose nga tezet. Por kush e mendon kёtё, kur mund tё kesh vetёm dikё, pёr tё ndarё me tё çdo moment nga shёtitjet dorё pёr dore deri nё zgjidhjen e problemeve mё tё mёdha. Ndaj mami dhe tezja bёjnё mirё t’ia thonё ndonjё tjetri se ne nuk i hamё kёto.

Ёshtё koha tё shijosh lirinё tёnde. Do tё jemi tё sinqertё. Kur njё lidhje ka zgjatur mё shumё se tre vite, ёshtё e vёrtetё qё nё disa raste mund tё tё ketё munguar jeta single. Por duhet tё dish edhe diçka tjetёr. Femrat qё janё single nuk dalin çdo natё dhe nuk bёjnё seks me kё iu del pёrpara, nё pёrgjithsi nuk bёjnё seks.

Do tё bёhet pishman. Ta themi me sinqeritet qё nuk do tё bёhet pishman. Kur arrin nё fazёn e ndarjes ёshtё shumё e vёshtirё qё njё batutё si kjo tё tё ndryshojё mendim. Sepse nё tё pёrfshihen edhe tё gjitha ato situata nё tё cilёn ti e ke vёnё veten tё kalojё pas ndarjes. Sidomos kur ke kaluar tё 25-tat aq mё shumё vёshtirёsohen gjёrat. Na fal qё po ta themi, por ёshtё shumё e vёshtirё tё bёhet pishman, pёrveç rastit nёse nuk gjen diçka tjetёr mё tё mirё brenda njё kohe tё shkurtёr, ose faktit qё mund tё ketё pasur vёrtet njё arsye serioze pёr kёtё vendim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button