Femra, ju nuk e vëreni, ja si sillet një mashkull që ju do

Disa meshkuj e kanë të vështirë të shprehin dashurinë me fjalë , por, ju mund ta vëreni që ai ju do përmes gjërave që ai bën. Ja disa vepra që tregojnë se ai është i dashuruar plotësisht në juve.

Takoheni me miqtë e tij

E njëjta gjë vlen edhe për familjen apo personat e tij më të afërt. Kur një mashkull fillon t’ju bëjë pjesë e gjërave të tij të rëndësishme në jetë, kjo është një shenjë e mirë, që ai e ka seriozisht me ju. Ai do që të tjerët të përjetojnë lumturinë që ju sillni në jetën e tij.

Ju qëndron afër fizikisht

Mund të jetë një dorë e hedhur në qafë apo përkëdhelje në kolltuk. Kur një burrë është i interesuar për një femër, e mban pranë fizikisht, sepse i pëlqen ta ketë në krahët e tij. Kontakti fizik, edhe kur duket si i pafajshëm, dërgon mesazhe verbale që ia vlejnë t’i kushtoni rëndësi.

Ai ju dëgjon

Një nga gjërat për të cilat meshkujt akuzohen më së shumti, është se janë dëgjues të tmerrshëm. Një burrë që e do vërtet një femër, e dëgjon atë dhe mëson edhe detajet më të vogla të rrëfimeve të saj. Kjo është një mënyrë sesi ai tregon se ju vlerëson dhe se është i interesuar për ato që flisni.

Ai ju buzëqesh pas puthjeve

Ju ndoshta e njihni këtë ndjesi të mrekullueshme, kur puthjet nuk janë vetëm kontakt fizik, por janë edhe përzierje ndjenjash e lumturie.

Kontaktoni

Dy njerëz që e shijojnë shoqërinë e njëri-tjetrit nuk kanë nevojë për një arsye për të biseduar me njëri-tjetrin. Nëse ai ju shkruan apo ju telefonon vetëm për t’ju përshëndetur, për t’ju pyetur për ditën apo për t’ju uruar natën e mirë, kjo është një shenjë e dukshme se ai ju mendon shpesh dhe ju dëshiron.

Ai do që të jetë me ju gjithmonë

Nuk ka rëndësi nëse shkoni për të bërë blerje, dilni për një kafe apo hani një darkë, nëse ai ndien për ju, do të kalojë me ju po aq kohë sa ka mundësi. Çastet domethënëse të marrëdhënies suaj do të krijohen çdo ditë dhe do të jenë përherë të ndryshme dhe entuziazmuese.

Ai pasqyron sjelljen dhe gjuhën tuaj të trupit

Kjo njihet si një formë efektive e komunikimit, por edhe si një metodë për ta bërë dikë të ndihet rehat rreth jush. Pasqyrimi i veprimeve dhe i gjuhës së trupit bëhet një refleks që ndodh natyrshëm. Nëse e shihni atë t’ju prekë krahun, pasi ju prekni krahun e tij apo anohet për nga ju gjatë bisedës ashtu siç anoheni ju nga ai, keni filluar një lojë të bukur trupash.

Ju bën dhurata me paramendim

Sigurisht, një rast i veçantë nuk duhet të jetë koha e vetme kur dikush bën diçka speciale për ju. Dhuratat janë mënyra më e mirë për të treguar vlerësimin që kemi për dikë, por mbi të gjitha ka rëndësi që dhuratat të mos jenë një klishe e zakonshme, por të jenë të menduara dhe të përshtaten posaçërisht me ju. Nëse një burrë ju bën një dhuratë të veçantë që vetëm ju ia kuptoni domethënien, kjo është shenjë e qartë e dashurisë.

Ai bën kompromis

Asnjë marrëdhënie e madhe dashurie nuk është ndërtuar mbi egoizmin. Nëse një mashkull nuk ka interes më të madh për ju, atëherë ai nuk do të bëjë sakrifica ndaj interesit të tij. Por nëse ai ndien për ju, kompromisi do të jetë diçka që do ta hasni shpesh dhe që do t’ju bëjë ta ndieni më shumë. Lumturia e femrës së tij bëhet më e madhe për një mashkull sesa interesat e veta dhe kështu dy zemrat bëhen një.

Ai do të bëjë gjëra për ju

Nëse nuk keni kohë të bëni gjëra vetë dhe i kërkoni atij ndihmë, ai nuk do të ngurrojë t’ju ofrojë ndihmë. Shpenzimi i kohës së tij për t’ju ndihmuar që ta lehtësoni jetën tuaj, është një veprim që nuk e bën një mashkull që nuk ju do. Merrini seriozisht këto veprime.

Ai ju kërkon këshillë

Nëse një mashkull ju kërkon këshillën tuaj për një vendim apo situatë në të cilën ndodhet, kjo do të thotë se e vlerëson opinionin tuaj mjaftueshëm sa për ta marrë seriozisht dhe për ta përdorur atë në jetën e tij. Nëse një mashkull vlerëson mendimet tuaja, ju vlerëson edhe juve.

Ai ju bën të ndiheni të sigurta

Burrat janë mbrojtës për nga natyra. Miliona vite të evolucionit biologjik na kanë sjellë në pikën ku meshkuj duan t’i mbrojnë ata që duan me gjithë shpirt, kur është apo jo e nevojshme. Një gjë është e sigurt, nëse një mashkull ju do, ai do t’ju dalë për zot në situatat më në nevojë dhe nuk do t’ju lërë kurrë në baltë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button