Filipine, të paktën tetë të vdekur nga tërmeti 6.7 ballë, më shumë se 130 dridhje tjera pasuan

Presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte ka vizituar disa nga të mbijetuarit e tërmetit të fuqishëm në të cilin të paktën tetë persona humbën jetën, ndërsa mbi 200 të tjerë janë plagosur, ku është dëmtuar edhe aeroporti, ndërtesa dhe rreth 1000 shtëpi në provincën në jug të vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Më shumë se 130 dridhje të vogla pasuan pas tërmetit prej 6.7 ballë sipas shkallës së Rihterit që ka goditur provincën Surigao del Norte të premten vonë. Këto dridhje të vogla kanë shqetësuar edhe më shumë banorët, ku shumica e tyre kaluan natën në të hapur, ndërsa të tjerët takimin me presidentin e pritën me lot.

Duterte pas vizitës ka shprehur keqardhjen e tij për familjet e viktimave dhe premtoi ndihmë financiare për të mbijetuarit të cilët kanë nevojë për trajtim mjekësor.

Zyrtarët në Filipine kanë paralajmëruar banorët që të kontrollojnë se sa janë dëmtuar shtëpitë e tyre dhe sa janë të qëndrueshme ato, pasi që lëkundje të vogla, sipas vlerësimeve të ekspertëve, do të vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button