Shkup, digjet një veturë e tipit “Pezho” në oborrin e shtëpisë së pronarit

Një kryerës i panjohur ka hedhur shishe me lëndë djegëse në një automjet të tipit “Pezho”, i parkuar në oborrin e shtëpisë në rrugën “Gjorgji Kapçev”. Është djegur pjesa e përparme e automjetit.

Siç njoftoi sot MPB-ja, rastin sot në mëngjes në orën 2:20 e ka paraqitur A.N (42) nga Shkupi, pronare e shtëpisë.

Zjarrin e ka shuar Brigada për mbrojtje nga zjarri – Shkup. Ndërmerren masa për gjetjen e autorit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button