Gjermani: U zgjodh presidenti i ri

Ish ministri i Jashtëm Frank-Walter Steinmeier është zgjedhur presidenti i ri i Gjermanisë.

Asambleja parlamentare e Gjermanisë sot e ka zgjedhur për president të vendit ish shefin e diplomacisë, Frank-Walter Steinmeier, raporton Anadolu Agency (AA).

Steinmeier u zgjodh me 931 vota, nga gjithsej 1.260 anëtarë të Asamblesë të cilët votuan sot në zgjedhjet indirekte presidenciale.

Presidenti i Gjermanisë ka fuqi të vogël ekzekutive dhe bëhet fjalë për funksion të karakterit përfaqësuese, por konsiderohet si një autoritet i rëndësishëm moral.

Presidenti i ri do të trashëgojë 77-vjeçarin Joachim Gauck, aktivistin prodemokrat të Gjermanisë lindore, i cili vitin e kaluar bëri publike se nuk ka ndërmend të kërkojë edhe një mandat të ri pesë vjeçar për shkak të moshës.

Presidenti zgjidhet nga 1.250 anëtarë të Asamblesë parlamentare e cila përbëhet nga 630 deputetë në Dhomën e Ulët të Parlamentit dhe numër të njëjtë të përfaqësuesve të 16 shteteve federale gjermane.

Presidenti i sapozgjedhur gjerman Steinmeier, ish-ministri i Punëve të Jashtme, e ka mbështetjen e Kancelares Angela Merkel dhe koalicionit të saj të madh, partia e qendrës së majtë dhe të djathtë.

Steinmeier, i cili është një social demokrat, u bë kandidati i mbështetur nga qeveria aktuale, pasi Merkel nuk arriti të gjejë kandidat nga radhët e konservatorëve i cili do të ishte i gatshëm për të marrë përsipër detyrën e presidentit. Ai zakonisht për një kohë të gjatë konsiderohet të jetë një nga politikanët më popullor gjerman.

Përveç tij, në garë ishin katër kandidatë. Partia opozitare e krahut të majtë nominoi Christoph Butterwegge, Alternativa për Gjermaninë Albrecht Glaser, Partia e Votuesve të Lirë nga Bavaria nominoi Alexander Huldah ndërsa kandidati i katërt ishte Engelbert Sonneborn.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button