Sjelljet e femrave qe i trembin meshkujt!

Për të pasur një lidhje të qëndrueshme dhe solide për shumë kohë është më e vështirë sesa mund ta imagjinoni. Kërkon impenjim, por edhe një lloj njohjeje të vetes.

Kjo ndodh sepse, shpesh herë ekziston tendenca për të bërë gaime, ndoshta në mënyrë të pandërgjegjshme, të cilat i trembin meshkujtë; për shembull të folurit në mënyrë obsesive për të ardhmen, të qenit shumë egocentrike, ose të kaluarit e tërë kohës në celular ose internet, këto gjëra do t’ju kishin bërë shumë dyshuese në sy të mëshkujve.

Mentaliteti i ngushtë

Një mentaliteti i ngushtë dhe paragjykues është një ndër gjërat e para që mund ta trembin një djalë në marrëdhënie të re. Do t’i dukeni “demode”.

Mentaliteti shumë i hapur

Në të njejtën kohë edhe mentaliteti shumë i hapur (për shembull për llojin e një marrëdhënie të hapur dhe dashuri të lirë) mund ta trembë një mashkull, i cili sapo ka filluar të shoqërohet me ju.

Mungesa e ndershmërisë

Të mos qenurit e ndershme, përveç gjërave të çmendura, i tremb meshkujt. Ndaj jini gjithnjë transparente. Ndërkohë, kur jeni me të, të kini parasysh të jeni vetëm e tija, sepse frika e tij mund të kalojë në nivele të tjera ndjesish.

Të qenurit egocentirke

Edhe egocentrizmi i tremb meshkujt. Ata e kanë të vështirë të lidhen me një femër të tillë. Më mirë preferojnë të heqin dorë, edhe pse mund t’ju pëlqejnë shumë.

Skenat e xhelozisë

Skenat e xhelozisë ose krizat histerike pa ndonjë arsye të vlefshme, i terrorizojnë meshkujtdhe atë jo pak! Qëndroni të qeta para çdo situate dhe do të shihni se kjo do të jetë zgjedhja më e mirë që mund të bëni. Kështu do të dukeni me më shumë vlerë para tij. Pak xhelozi është mirë në marrëdhënie, por mos veproni qëllimisht për ta bërë atë xheloz/

Shtirja si e bukur

Ju nuk jeni Bridget Jones dhe nuk duhet të shtireni si të tilla për t’i pëlqyer më shumë atij. Kjo është e gabuar. Ju vetëm do ta trembni të afrohet drejt jush, sepse nuk mund ta durojë dot mendjemadhësinë tuaj për të qenë me çdo kusht e bukur.

Shtirja si e turpshme

Në të njëjtën mënyrë, ju nuk duhet të shtireni edhe si e turpshme nëse as në të vërtetë nuk jeni kështu.

Qëndrimi gjithmonë në celular

Një mashkulli me siguri nuk i jep kënaqësi takimi me një femër, e cila e kalon tërë kohën duke dërguar mesazhe në celular, duke biseduar virtualisht me shoqet ose duke postuar foto në rrjetet sociale

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button