Tragjedi në Afganistan, disa të vdekur gjatë një sulmi vetëvrasës

Së paku shtatë persona kanë humbur jetën gjatë një sulmi vetëvrasës në qytetin Laskargah, rajonin afgan jugor Helmand, raporton Anadolu Agency (AA).

Zyrtari policor nga Helmandi Haji Kayyum për AA konfirmoi se shënjestër e sulmuesit vetëvrasës me automobil të ngarkuar me mjete shpërthyese ka qenë një automjet ushtarak në qytetin Laskargah.

Sipas informacioneve të tij, gjatë sulmit kanë humbur jetën së paku shtatë persona, ndërsa 15 të tjerë janë plagosur.

Nga ana tjetër, zëdhënësi i Kabinetit të guvernatorit të Helmandit Omer Zuvak nuk ka dhënë informacione lidhur me numrin e të vdekurve, por ka konfirmuar se janë lënduar 21 persona.

Ende askush nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë për sulmin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button