Zgjedhjet lokale, LSDM me kandidatë shqiptarë, partitë shqiptare heshtin

Edhe pse nuk tregoi emra, Deputeti i LSDM-së Muhamed Zekiri  bëri me dije se nëpër komunat shqiptare, LSDM do të nxjerrë kandidat shqiptarë. Çairi, Haraçina, Studeninçani dhe Dibra janë komunat në të cilat deputeti Zekiri pretendon se do të ketë kandidat shqiptarë për kryetarë të Komunave.

“Ata shqiptarë që kanë votuar, askush nuk i ka detyruar me zorrë të votojnë. Ata e kanë parë se ku mund ta gjejnë veten dhe zgjedhjet e ardhshme lokale do të ketë kandidat shqiptarë nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë. Dhe ata kandidat do t’i përfaqësojnë qytetarët e atyre komunave”, tha Muhamed Zekiri, Deputet i LSDM-së, shkruan TV 21.

Ndërkaq, partitë shqiptare nuk zbulojnë kandidatët e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button