Demant i partive: Aleanca për shqiptarët është koalicion tri palësh, nuk ka asnjë shkrirje

Aleanca për shqiptarët u ndërtua falë një angazhimi të jashtëzakonshëm të njerëzve të vullnetit të mirë, si një koalicion i tri subjekteve politike nëmes RDK, UNITETI, dhe LR-PDSH dhe demantojmë çdo tendencë të dashakeqëve për të dëmtuar Aleancën për shqiptarët, thuhet në reagimin e përbashkët të partive në lajmin e Alsat se ata po shkrihen si parti.

“Aleanca për shqiptarët do të vazhdojë edhe në të ardhmen t’u bëjë ballë të gjitha tendencave dashakeqe për të krijuar huti te opinioni në përgjithësi, të gjitha në dëm të vijës kombëtare.

Aleanca për shqiptarët edhe në të ardhmen do të vazhdoj të funksionoj si koalicion i tri subjekteve politike, me shpresë se këtij koalicioni mund t’i bashkangjiten edhe forca tjerra të vullnetit të mirë, dhe në asnjë mënyrë nuk do të kemi shkrirje në një subjekt të vetëm.”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button