Së shpejti LR PDSH, Uniteti e RDK shkrihen në një parti?

Së shpejti Aleanca për Shqiptarët nga një koalicion i tre partive politike pritet të shndërrohet në një grupacion të vetëm politik. LR PDSH, UNITETI dhe RDK-ja e Vesel Memedit pritet të formalizojnë vendimet e tyre partiake për shkrirjen e tyre në një parti politike, e cila do të ketë lider Ziadin Selën, ndërsa baza e programit do jetë krijimi i Maqedonisë si shtet binacional.

Siç mëson ALSAT, procedurat do të përshpejtohen këtyre ditëve, ndërsa qëllimi është që të ketë efikasitet në veprimin politik, pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit, në të cilat kjo parti fitoi 3 deputetë, 2 nga LR PDSH, Ziadin Sela dhe Syrija Rushidi dhe Vesel Memedi nga Rilindja Demokratike Kombëtare.

Pritet që në partinë e re, ish gjenerali i UÇK-së Gëzim Ostreni, aktualisht kryetar i UNITETIT të mos ketë ndonjë funksion konkret, pasi është në moshë, i cili dëshiron të pushojë pas aktivitetit të tij në strukturat e ish UÇK-së në Kosovë dhe asaj në Maqedoni, ndërsa pozitë të lartë në hierarkinë e partisë së re do të ketë Zylfi Adili- ish komandant Qufa.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button