Tërmeti i fuqishëm në jug të Filipineve shkakton disa të vdekur

Së paku 6 persona kanë humbur jetën dhe 126 janë të lënduar nga tërmeti i ndodhur mbrëmë në jug të Filipineve, raporton Anadolu Agency (AA).

Gilbert Gonzalez, nga Njësia për Menaxhimin e Fatkeqësive, deklaroi se epiqendra e tërmetit ka qenë në afërsi të qytetit Surigao del Norte, që gjendet në ishullin Mindanao, dhe se 6 persona kanë humbur jetën, ndërsa 126 të tjerë janë të lënduar.

Gonzales gjithashtu tha se janë regjistruar afër 100 dridhje të tjera pas tërmetit. Popullata kaloi natën në rrugë pasi janë dëmtuar shumë shtëpi në Surigao del Norte.

Qendra për Hulumtime Gjeologjike e SHBA-s (USGS), njoftoi se epiqendra e tërmetit është regjistruar 10 kilometra në veri-lindje të Mabua-s e cila gjendet në ishullin Mindanao, në thellësi prej 15 kilometrave.

Mësohet se 2 mijë persona kanë humbur jetën në tërmetin që ka ndodhur në vitin 1990 në ishullin Luzon të Filipineve, që ndryshe quhet edhe si “Unaza e Zjarrtë e Pacifikut” për shkak se ndodhet në rripin e tërmeteve dhe vullkaneve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button