Jakup Krasniqi jep alarmin: Ramush Haradinaj mund të jetë “pacient” i Speciales

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi nuk e përjashton mundësinë që ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj të jetë “pacient” i Gjykatës Speciale.  E gjitha kjo, vjen pas “mjegullinës” së krijuar nga Gjykata e Colmarit në Francë, e cila shtyu përsëri seancën ndaj liderit të AAK-së nën arsyetimin se lënda është e “trashë”, shkruan BotaSot.

Megjithëse deri më tani drejtësia  frënge është thirrur në proceduara, Krasniqi thotë se shtyrja e këtij rasti për 2 mars  nuk është lajm i mirë. Sipas tij, tani më nuk mund të flitet për procedura, por për një rast më të ndërlikuar.

Ish-kryeparlamentari thekson se shumëçka varet nga veprimet e drejtësisë frënge, por edhe Gjykata Speciale mbetet një mundësi. “Siç mund jetë mundësi edhe ekstradimi në Kosovë.  Kjo e fundit varet shumë edhe nga azhuriteti i Qeverisë sonë”, ka thënë ai.

Megjithatë, ai nuk beson që ka ndonjë rrezikim për ekstradim, për faktin se as Franca e as  dhe as Drejtësia franceze nuk e merr përgjegjësin për të ekstraduar në një vend ku nuk ka gjyqësi të pavarur dhe ku nuk mund të garantohet jeta e të ekstradurin.

“Duhet ta presim vendimin final prapa të cilit mbesin shumë të panjohura?!    Ky rast gjithsesi është një padrejtësi që i bëhet Ramush Haradnajt, pasi ai për ato akuza është përgjigjur në një Gjykatë Ndërkombëtare siç ishte Tribunali i Hagës”, është shprehur Krasniqi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button