Guterres vizitë në Turqi: Populli turk është zemërgjerë

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres pas takimit në Stamboll me kryeministrin e Turqisë, Binali Yildirim deklaroi se nuk është as optimist as pesimist lidhur me arritjen e zgjidhjes së çështjes së Qipros, raporton Anadolu Agency (AA).

“Besoj në Qipron e bashkuar. Nëse arrihet ndonjë zgjidhje, do të jetë zgjidhje e cila do të jetë e pranueshme për të gjitha palët. OKB-ja është e gatshme të mbështesë një zgjidhje të tillë”, theksoi Guterres në konferencën për media.

Ai ka folur edhe përpjekjet e Turqisë për të ndihmuar refugjatët që gjenden në këtë vend. “Kam parë se sa zemërgjerë është populli turk. Hapën kufijtë, zemrat dhe vendin e tyre për vëllezërit që mbërritën nga Siria, por edhe për njerëzit që vinin nga vendet e tjera. Sigurisht se ndaj kësaj zemërgjerësia duhet kthyer disi. Sot shumë vende në botë kanë mbyllur kufijtë e tyre dhe ikin nga përgjegjësitë, prandaj duhen ndarë detyrimet tona. Nevojitet në mënyrë të drejtë të ofrohet mbrojtje ndaj refugjatëve në botë”, tha Guterres.

Ai po ashtu theksoi se Turqia është pjesë e rëndësishme e sistemit ndërkombëtar, duke shtuar se Ankaraja gjithmonë ka pasur rol aktiv në takimet dhe mbledhjet multilaterale dhe ndërshtetërore.

Në fund përmendi edhe krizën siriane, duke thënë se është shumë me rëndësi që të ruhet armëpushimi në Siri. “Pas takimit në Asnata nevojitet që bisedimet të vazhdojnë edhe në Gjenevë. Turqia ka punuar në këtë. Në Gjenevë po bëhen përpjekje për të ardhur deri te zgjidhja politike”, tha Guterres. Në fund ai theksoi se gjatë takimit me kryeministrin Yildirim ka biseduar edhe për situatën në Irak, Libi, Afganistan si dhe për çështjen izraelito-palestineze.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button