Shkëndija pësoi humbje ndaj CSKA-s

Takimi i fundit kontrollues para fillimit të gjysmësezonit pranveror ka sjellë humbje për Shkëndijën që mundet 8:1 nga CSKA e Sofjes. Me formacion të përgjysmuar për shkak të mungesave të rëndësishme si kapiteni Hasani, apo Vujçiç e Çollak apo edhe Pollozhani në fushë ekipi nuk mundei të sjellë paraqitjen e pritur edhe pse fillimi ishte shumë premtues. Shkëndija avansoi e para në minuutën e 18-të kur Alimi lëviz bukur, ndërsa Ibraimi sjell përfundim të saktë për epërsi 0:1. Në anën tjetër vendasit pak sa me fat barazuan në 1:1, ndërsa më pas gjërat morën kahje negative për Shkëndijën që në afat të shkrutër kohor pranoi disa gola duke shkuar në pushim me negativë të thellë. Në pjesën e dytë u kërkua të ndryshohet kahja e lojës, mirëpo CSKA sërish ishte në nivel duke reliazuar edhe dy gola tjerë për fitore bindëse.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button