Oracle ka ngritur padi masive kundër Google

Oracle ka ngritur një padi masive kundër kompanisë Google për marrje të kodit të saj, transmeton koha.net, përcjell Portalb.mk.

Dy gjigantët e teknologjisë ka disa vite që janë duke “luftuar” me njëra-tjetrën për rastin se a duhet Google t’i paguaj Oracle-s miliarda dollarë për pjesë të kodit të kopjuar nga Java (një gjuhë programuese në pronësi të Oracle), të cilën e kanë përdorur në Android (që është nën pronësi të Google).

Bëhet fjalë për disa pjesë të kodit që quhen Aplikimi i Ndërfaqeve të Programit (APIs), që është teknologjia që lejon programe të ndryshme kompjuterike të “komunikojnë” me njëra-tjetrën.
Derisa qe shumë vite herë ka fituar njëra anë e herë tjetra, rezultati është se Google nuk është gjetur fajtore për të paguar Oracle-n për Java, e duket se Oracle ka shumë pak gjasa që të fitojë multi-miliardat që shpreson, transmeton koha.net.

Në maj të vitit të kaluar, Oracle ka humbur rastin gjyqësor për këto akuza.
Edhe pse është gjetur se Google në fakt ka kopjuar disa pjesë të kodit nga Java, ata kanë argumentuar se me kopjimin nuk kanë shkelur të drejtat e autorit, që do të thotë se Google ka mundur ta përdor atë.
Dhe juria gjyqësore prej 10 personave kanë qenë njëzëri me Google ndërsa Oracle ka apeluar këtë vendim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button