Gjërat jo femërore që i joshin meshkujt

Femrat konsiderohen si gjinia më e butë,përplot kuptueshmëri, ndjeshmëri dhe inspirim në krahasim me meshkujt të cilët konsiderohen si mbrojtës, agresivë dhe egoistë. Kjo është falë rregullave të shkruara që e diktojnë sjelljen e femrave “të vërteta” dhe vajzave të cilat duhet pa tjetër të respektohen, me qëllim që joshen meshkujt, shkruan gjurma, përcjell Portalb.mk.

Por, ekzistojnë disa sjellje të caktuara që nuk janë shumë femërore, por i tërheqin meshkujt.

Mund të duroni alkoolin

Koktejet zakonisht asocojnë në femra, kur është fjala për alkool. Por, nëse meshkujt vërejnë se një femër mund të pijë alkool, sidomos pije “mashkullore”, siç janë birra apo whiskey, pa u dehur mund që shumë t’i impresionojë.

Qeshni me zë

Për meshkujt nuk ka asgjë më tërheqëse se sa një femër e cila ka sens humori dhe nuk e ka problem të qeshë me gjithë zemër. Nuk ekziston diçka më të bukur se buzëqeshja e gjerë e një femre.

Hani çfarë të dëshironi

Një numër i madh i femrave hanë më pak se sa duan, kjo sepse kujdesen për linjën e tyre dhe shpesh herë hanë vetëm sallata për tu ikur yndyrave. Femrat të cilat nuk e kanë problem të porosisin mish apo patate, gjithmonë do të jenë më tërheqëse për meshkujt. Kujdesi për shëndetin është diçka tjetër, por refuzimi i ndonjë ushqimi nga frika se dikush nuk do t’i dojë është diçka krejtësisht ndryshe. Mund të jetohet shëndetshëm dhe të kënaqeni në ushqimin që e doni, natyrisht, nëse e konsumoni në sasi të duhur pa e tepruar.

Nuk keni probleme me seksualitetin tuaj

Për shumë femra kjo temë është shumë e ndijshme, por meshkujt duan femra të cilat nuk e kanë për problem të flasin për seksualitetin e tyre, në veçanti për atë se çfarë duan dhe çfarë jo. Kjo është shumë e rëndësishme nëse jeni në lidhje, sepse duhet të kuptoheni seksualisht me partnerin tuaj.

Nuk i fshihni ndjenjat

Përsëri i kthehemi atij rregulli se meshkujt janë ato të cilët duhet ta bëjnë hapin e parë. Çfarë do të ndodhte sikur një vajzë do t’i ishte afruar e para ndonjë mashkulli? Edhe meshkujt edhe femrat njëlloj i urrejnë lojërat dhe spekulimet. Një femër e cila flet haptazi për dëshirat dheqëllimet e saj është në veçanti tërheqëse dhe e përkryer në sytë e meshkujve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button