Putin thotë se Sllovenia është vend “i mrekullueshëm” për takim me Trumpin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se do të ishte i lumtur të mbante takimin e parë me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në Slloveni, porse ka shumë faktorë që ndikojnë vendimin për vendtakimin, njofton Rel, përcjell Portalb.mk.

Putin i bëri këto komente të premtën, pasi presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, ofroi kryeqytetin e tij, Lubjanën, si vend potencial për takimin Trump-Putin.

Sllovenia “është vend i mrekullueshëm për bisedime të tilla. Por, nuk varet vetëm nga ne, varet nga disa rrethana”, tha Putin pas takimit me Pahorin në Moskë.

Edhe Putin, edhe Trump kanë thënë se shpresojnë të përmirësojnë marrëdhëniet midis dy vendeve, të cilat janë tendosur pas ndërhyrjes së Rusisë në Ukrainë dhe çështje të tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button