Bllokimi i kufirit greko-bullgar paraqet problem për KE-në

Komisioni Evropian ka dëgjuar për problemin dhe bllokimin e kufirit greko-bullgar nga greva disaditore e fermerëve në Greqi, por jo edhe për bllokimin e kufirit jugor të Maqedonisë nga ana e të njejtëve.

Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, këtë sot në konferencë shtypi në Bruksel e theksoi zëdhënësja e Eurokomisionit, Lucia Kude, e pyetur për koment për problemin që një vend-anëtar i Bashkimit Evropian ia shkaktoi Maqedonisë, me të cilin vend u gjend në kulmin e krizës së naftës.

“Për shkak se insistoni, vetëm do të theksojë se ne kemi informata nga autoritetet greke dhe bullgare për atë se fermerët po i bllokojnë ato, por lidhur me incidentet të cilët i theksoni, do të duhet të verifikojmë me kolegët”, deklaroi Lucia Kude, zëdhënëse e Qeverisë joformale e BE-së.

Nga KE-ja kërkuan kohë që “në mënyrë plotësuese të verifikojnë” se çka si problem ka shkaktuar grevën e fermerëve grekë në Republikën e Maqedonisë, por befasuese nga Komisioni që deri më tani nuk kanë vërejtur se kufiri Maqedoni-Greqi me ditë është mbyllur për qarkullim të njerëzve dhe mallrave

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button