Qëndrimi i përkohshëm i familjeve të përmbytura vazhdohet deri më 1 prill

Qeveria në seancë mori vendim që deri më 1 prill të vazhdohet afati për qëndrim të përkohshëm të personave nga rajonet e përmbytura në Konviktin shtetëror të studentëve “Tome Stefanovski-Seniq” dhe Qendrën për arsim dhe rehabilitim të fëmijëve me dëgjim të dëmtuar “Partenija Zoografski”.
Këtë sot e theksoi ministri i Punës dhe Politikës Sociale Ibrahim Ibrahimi, i cili tha se nuk do të thotë se ky afat është përfundimtar, por në varësi të kushteve për kthim mund të vazhdohet.

“Nga kontrolli i ekipeve të Qendrës për punë sociale të Qytetit të Shkupit dhe Gazi Babës te disa veçmë janë krijuar kushtet dhe ende i shfrytëzojnë hapësirat e Seniqit. Edhe njëherë do të dal në terren me drejtorin e Qendrës për punë sociale që të kontrollojmë nëse ekzistojnë kushte që të mos keqpërdoren institucionet dhe njerëzit të kthehen në vendet e tyre. Të lejojmë ato mjete të rikahëzohen atje ku është e nevojshme”, shtoi Ibrahimi, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas vizitës së objektit “Detelinka” në komunën Gjorçe Petrov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button