Instagrami shpërblen kosovarin më 25 mijë dollarë (FOTO+VIDEO)

Kompania ‘Instagram’ e cila po rritet çdo ditë e më shumë, ka shpërblyer të riun kosovar Benjamin Gecaj, i cili ka arritur të gjejë mangësi në këtë rrjet social.

Benjamini është nga fshati Llaushë, i komunës së Skenderajt dhe ndjek studimet e vitit të parë në Shkenca Kompjuterike në kolegjin privat UBT, njofton lajmi.net, përcjell Portalb.mk.

Ai si studenti i vetëm shqiptar nga miliona përdorues të Instagram-it , arriti të përmirësojë gabimet e kësaj platforme, prandaj edhe do shpërblehet me 25 mijë dollarë.

Ndërkohe Benjamini ka theksuar se Instagram është platformë që ka tipare dalluese, por gjithsesi sipas tij nuk ka qenë e vështirë që të gjejë mangësi në sigurinë e përdoruesve.

“Për disa muaj rresht kam testuar mangësitë dhe gabimet e Instagram-it dhe kam raportuar tek kompania, me ç’rast si kundërpërgjigje ata më aprovuan testimet, si dhe më kanë shpërblyer me një shumë të konsiderueshme të të hollave, që pres t’i marrë ditëve në vazhdim”, tregoi Gecaj, i cili duke shpjeguar mënyrën e realizimit të kësaj pune, shtoi se ka arritur që me llogari të rrejshme, të mbyllë shumë llogari të përdoruesve.

benajmini-2

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP