Han ju dhuroi MPB-së dhe QMK-së makina terreni

Bashkimi Evropiani i dhuroi MPB-së 33 vetura terreni që do të lehtësojnë bashkëpunimin ndërkufitar dhe menaxhimin me krizën e emigratëve. Gjatë ceremonisë eurokomisari Johanes Han tha se BE do i përdor të gjitha resurset për t’i ndihmuar Maqedonisë në menaxhimin me kufijtë dhe i falënderoi autoritet për kontributin që kanë dhënë në këtë krizë, njofton Portalb.mk.

“Kjo ndihmë do të ndihmojë përmirësimin e kapaciteteve në luftën kundër tregtisë me njerëz, kontrabandën me emigrantë dhe kalimet ilegale”, tha Han.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme shprehën se veturat e dhuruara nga Bashkimi Evropian do të lehtësojë luftën me emigrantët.

“Veturat e dhuruara nga BE paraqesin përforcim të kapaciteteve teknike të shërbimeve policore, njëashtu ato do të lehtësojë dhe risë efikasitetin e bashkëpunimit ndërkufitar dhe menaxhim më të sukseshëm me krizën e emigrantëve”, tha Agim Nuhiu, ministër i MPB-së

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për Çështje Evropiane, Arbër Ademi u shpreh se ky donacion krahas asaj që do përforcojë mbrojtjen kufitare të Maqedonisë, ajo gjithashtu do të ndihmojë edhe në mbrojtjen e Bashkimit Evropian.

“Migrimin askush nuk e dëshiroi, por kjo do të ndihmojë që në të ardhmen të kemi shërbime kufitare më të mira, të cilat do të mbrojnë jo vetëm Maqedoninë, por edhe Bashkimin Evropian”, tha Arbër Ademi.

Nga Qendra për Menaxhim me Kriza u shprehën se ky donacion do të sigurojë kushte të mira për Maqedoninë dhe për emigrantët.

“Roli i Qendrës për Menaxhim me Kriza është përballja me problemin e emigrimit dhe krizave të natyrave të tjera. Menaxhimi me krizën e emirgrimit paraqet siguri si për Maqedoninë poashtu edhe për emigrantët. Kjo do të mundësojë mbrojtje të të drejtave të njeriut”, u shpreh Agron Buxhaku, drejtor i QMK-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button