“HERA”: Romët nuk duan pishinë 600.000 euro, por kushte të mira për jetë

Iniciativa e Grave nga Shuto Orizare “HERA”  është kundër ndërtimit të pishinës publike në Shuto Orizare, e planifikuar nga Agjencia për Rini dhe Sport, me vlerë prej 600.000 euro, meqë, sipas tyre, në këtë komunë duhet të realizohen prioritete të tjera, njofton Portalb.mk.

“Ka një kohë të gjatë që Iniciativa e Gruas në Shuto Orizare alarmon për mungesën e gjinekologëve, ngaqë 8000 gra janë në periudhë të lindjes. Sipas të dhënave, shpesh herë ndodh që gratë të lindin edhe në kushte shtëpiake, pa asnjë shërbim shëndetësor, nga ku shëndeti i tyre dhe i porsalindurve vihet gjithnjë dhe më shumë në rrezik. Sipas të dhënave, vdekja e fëmijëve romë është për 1.5 më shumë, kundrejt qytetarëve të tjerë. Dhe me këtë vendim shihet qartë se ky numër nuk do të zvogëlohet. Ky investim jo-adekuat do ta dëmtojë edhe më shumë shëndetin dhe gjendjen socio-ekonomike të banorëve të Shuto Orizares. Ky lloj shërbimi parashihet edhe nga Komiteti Ndërkombëtar për të Drejta Ekonomike, Sociale dhe Kulturore, i cili urdhëron që Maqedonia të sigurojë shërbime gjinekologjike për të gjithë qytetarët pa dallim vendit të banimit”, thuhet në reagimin e “IGSH”-së.

Në reagimin e IGSH-së thuhet se edhe Qeveria ka paraparë buxhet për shërbime gjinekologjike, por që në Shuto të Orizares kemi mungesë të gjinekologut amë i cili do të ofrojë këto shërbime.

“Në programin për mbrojtje aktive shëndetësore për gra dhe fëmijë të vitit 2017 e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, janë paraparë 240.000 denarë për gjinekolog i cili njëherë në javë do të mundësojë kontrolle gjinekologjike dhe akusherike në territorin e Shuto të Orizares. Në vend të këtij vendimi jo-funksional, për 1.200.000 denarë (20.000 euro), problemi i mungesës së gjinekologut do të zgjidhet nëse do të kishte gjinekolog i cili do të kryente shërbime për çdo ditë pune gjatë tërë vitit”, thuhet ndër të tjerash në reagimin e IGSH-së

Vendimi për ndërtim të një pishine përskaj asaj se nuk paraqet nevojë për banorët e Shuto Orizares, ajo gjithashtu paraqet shenjë se çfarë është prioritet i organeve përgjegjëse të kësaj komune.

“Zhvillimi sporteve ujore dhe shëndeti i grave janë dy kategori të kundërta në pikëpamje të asaj se çfarë është më urgjente dhe e patjetërsueshme të realizohet në Komunën e Shuto Orizares”, thonë nga IGSH-ja

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button