Maqedoni, situatë serioze me mungesën e drejtësisë dhe vetëdijes për të!

Fakti që zyrtarë dhe aktivistë partiak në Maqedoni protestojnë kundër një institucioni si Prokuroria Speciale Publike e cila e ka mision të vendojë drejtësinë në vend, tregon për zhvendosjen e vlerave shoqërore si pasojë e propagandës dhe shantazheve partiake të instaluara vite me radhë nga pushtetarët. Kështu për Portalb.mk komentojnë aktivistët qytetar, protestat e donatorëve të VMRO-DPMNE-së, të cilët janë ftuar në bisedë nga Prokuroria Speciale Publike (PSP) për financimin e partisë dhe donacionet personale për gjatë kohës së zgjedhjeve të vitit 2014, njofton Portalb.mk.

Në vend që PSP mos të ndalohet të zbardh rasteve më skandaloze në vend, si që është “Monstra”, “Sopoti”, “Nikolla Mladenov” dhe disa të tjera, ne hasim fenomenin e “kërkimit të padrejtësisë”, thonë familjarët e rastit “Monstra” për Portalb.mk.

“Është fatkeqësi për këto njerëz që kanë lejuar veten që të jenë të shantazhuar dhe të jenë në presion të vazhdueshëm të partisë në pushtet, që të drejtat e tyre t’i trajtojnë si privilegje. Vetëm fakti që në vendim më të vobegët në Evropë, e kemi partinë më të pasur në Evropë, mjafton për një Prokurori në cilin do vend që të nis një hetim. Ka njerëz që donojnë shuma parash në këtë parti, që nuk munden t’i fitojnë edhe gjatë tërë vitit”, thotë për Portalb, Saraçini, duke shtuar se indiciet për keqpërdorim financiar të VMRO-DPMNE-së janë të qarta.

Sipas tij, për dallim prej atyre që “kanë lejuar që të vijnë në këtë pozitë, ka një pjesë shumë të madhe të shoqërisë, të cilët janë në presion të drejtpërdrejtë nga pushteti, mu për shkak të asaj se nuk i nënshtrohet kësaj mënyre të qeverisjes e cila është jo-demokratike dhe diktatoriale”.

Sipas drejtores së Komitetit të Helsinkit, Uranija Pirovska edhe pse protesta është e drejtë demokratike dhe kushtetuese, por të mbrosh VMRO-DPMNE-në sipas saj, është qesharake.

“Protesta është e drejtë demokratike dhe kushtetuese. Ndërkaq për motivin që ata protestojnë, nëse e kemi parasysh se çfarë gjithçka ka ndodhur në vitet e kaluara dhe një numër i madh njerëzve kanë pasur fat të rëndë për shkak të krimeve që i kanë bërë partitë në pushtet, gjithsesi është qesharake, pasi që nuk ka ndonjë bazë për shprehje të ndonjë revoltës”, tha për Portalb, Pirovska.

Bedri Ajdari nga Këshilli Organizativ Koordinues për rastin “Monstra”, vlerëson se s’ka askush se çfarë të fshihet nga Prokuroria Speciale nëse nuk është fajtor.

“Vetë gjuha e dikton dhembjen e dhëmbit. Çfarë kanë ato që të fshihen nga Prokuroria Speciale, ato protestuesit e VMRO-DPMNE-së dhe që kanë bërë donacion siç po e shohim nëpër portale prej dyzet deri më gjashtëdhjetë mijë denarë për një ditë, aq donatorë të fortë dhe me mijëra donatorë brenda një ditë?”, tha për Portalb Ajdari.

Në lidhje me rastin “Monstra”, Ajdari tha se puna ka ngecur te çështja e votimit për ligjin e dëshmitarëve të mbrojtur, në çastin kur deputetët do ta kalojnë në Kuvend këtë ligj, atëherë nga PSP-ja mund të presim zbardhjen e rastit.

Derisa pritet që PSP t’i zbardhë shumë raste të cilat dalin nga përgjimet e paligjshme, dje dhe sot, përpara Stacionit Policior në Ohër përkrahës të VMRO-DPMNE-së, kanë protestuar me pllakata kundër PSP-së duke e cilësuar atë si “dorë e zgjatur e LSDM-së dhe organ që punon për qëllime politike”.

Prokuroria Speciale doli me deklaratë ku njoftoi se secili person i thirrur si dëshmitar është i detyruar t’i përgjigjet thirrjes, dhe hedh poshtë etiketimet politike të anëtarëve të VMRO-DPMNE-së të bëra ndaj PSP-së.

PSP-ja shmanget nga të gjitha spekulimet politike dhe potencon se përgjegjësinë e tyre ligjore, gjykatësit në këtë Prokurori Publike e kryejnë në pajtueshmëri me ligjin në drejtim të dëshmimit të së vërtetës gjatë procedurave që i ndjekin. /Portalb.mk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button