Frika më e madhe e VMRO-DPMNE-së mbetet Prokuroria Speciale

Gruevski dhe VMRO-ja “therë në sy” e kanë Prokurorinë Speciale Publike e cila po heton krimin dhe korrupsionin e funksionarëve të saj ndërkaq “patriotizmi” kundrejt mos pranimit të dygjuhësisë dhe Platformës është arsyetim populist dhe shmangie e vëmendjes nga frika e vërtetë e tyre.

Platforma e Partive Shqiptare nuk është gjë e re për liderin e VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski. Dokumenti i ngjashëm është negociuar në komisionet qeveritare të Maqedonisë më 2015-tën, shkruan NovaTV, transmeton Portalb.mk. Qeveria asokohe ka rënë dakord për një LIGJ të ri gjithëpërfshirës për gjuhë, por jo për ndryshim të Kushtetutës, megjithatë, në atë kohë filluan “bombat”, vendi hyri në krizë politike dhe çdo proces u ndërpre.

Të gjitha kushtet që lideri i BDI-së Ali Ahmeti, vendosi para kryetarit të  VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski dhe liderit të LSDM-së Zoran Zaev, për formimin e një qeverie të re, një vit më parë janë negociuar në një dokument zyrtar të qeverisë.

Nga ajo që mund të konstatohet nga teksti i dokumentit, nuk ka të bëje me federalizimin, kantonizim, një ndarje e shtetit, por kushte të përcaktuara në Marrëveshjen Kornizë të Ohrit, dhe pastaj në reformat prioritare të Marrëveshjes së Përzhinës.

Atë që e kërkon  Ahmeti dhe prezantoi para votuesve  është një vijë e kuqe për të drejtat e shqiptarëve, si dhe një “JO” patriotike për Nikola Gruevskin, në fakt tashmë ekziston deri diku në një dokument zyrtar që është përgatitur dhe miratuar nga komisionet qeveritare.
Përveç kësaj NovaTV transmeton pjesë nga dokumenti i qeverisë i cili është në dispozicion në faqen e internetit të qeverisë së Sekretariatit për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit. “Shqyrtimi i Marrëveshjes Kornizë për kohezion social.” (hapni dokumentin për shkarkim, katrorin e dytë më poshtë të djathtë)

REKOMANDIME  NGA ANALIZA: Zbatimi të plotë të Marrëveshjes së Ohrit

Në raportin e publikuar në faqen e internetit të Sekretariatit për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, në 273 faqet është përpiluar një analizë e detajuar, janë miratuar konkluzione dhe rekomandime për zbatimin e plotë të Marrëveshjes Kornizë.

Gjatë përgatitjes së dokumentit me titull “Shqyrtimi i Marrëveshjes Kornizë për Kohezion Social” ka marrë pjesë gjashtë grupe qeveritare të punës, të monitoruara nga OSBE-ja dhe Instituti Evropian për Paqe, Pieter Feith. Dhe pastaj raportet janë prezantuar dhe diskutuar me organizata Jo-Qeveritare, institucionet akademike dhe partive politike në tetor dhe nëntor 2015, transmeton Portalb.mk

Raporti i plotë, shkruan në dokumentin do të dorëzohet në Këshillin e Ministrave për shqyrtim dhe miratim.

Temat për të cilat janë sjellë konkluzione dhe udhëzime janë: decentralizimi, përfaqësimi i drejtë, përdorimi i gjuhëve, arsimi, mos-diskriminimit dhe komunitetet me pak se 20% të popullsisë.

Kjo do të thotë se përdorimi i gjuhës shqipe në institucionet shtetërore është përcaktuar në mënyrë të qartë një vit më parë. Në pjesën e përdorimit e gjuhëve në dokument, ndër të tjera shkruan:

Rekomandimet:

Zbatimi i plotë i Marrëveshjes Kornize së Ohrit  dhe Kushtetutës  si dhe njohjen e gjuhës, si një element i rëndësishëm i identitetit dhe si një mjet për forcimin e identifikimit me shtetin dhe promovimin e mirëkuptimit në mes komuniteteve. Miratimi i një ligji të ri gjithëpërfshirës për gjuhët, dhe në këtë mënyrë të sqarohet kuptimi i amendamentit V të nenit 7 të Kushtetutës.

Të lejohet të gjithë qytetarëve të drejtohen institucioneve qendrore në gjuhën maqedonase dhe ne gjuhën që e flasin së paku 20% e qytetarëve në vend, pavarësisht nga vendbanimi i tyre, të sigurohet përkthimi  I ligjeve në gjuhën shqipe, të sigurohet lëshimi automatik të dokumenteve të identifikimit në gjuhën zyrtare të popullsisë shqiptare, të lejojë kryesia e seancave parlamentare në gjuhën shqipe, të  sqarohen dispozitat mbi gjuhën në Ligjit për pushtetin lokal dhe të përfshihet edhe qyteti i Shkupit, të standartizohet përdorimi i gjuhëve zyrtare për të gjitha shenjat publike,  sigurimi i zbatimit të plotë dhe promovimin e plotë  të drejtave gjuhësore në sektorin gjyqësor. 

Platforma kopje e dokumentit qeveritar te Maqedonisë?

Në një dokument të publikuar në faqen e internetit të Sekretariatit për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit një nga rekomandimet kryesore është krijimi i Ministrisë për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive. Kjo ministri e re është theksuar në platformën e partive shqiptare në Tiranë.

Në raportin e qeverisë rekomandohet që Sekretariati për zbatimin e Marrëveshjes Kornizë dhe Agjencia për të drejtat e Komuniteteve për t’u shkrirë në Ministrinë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive në qëllim përfshirjen e drejtë dhe qasjen pro-aktive e të gjitha bashkësive etnike.

Po ashtu është lënë një mundësi për një zgjidhje alternative, duke krijuar një departament të veçantë për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit në kuadër Entit shtetëror për statistikë, me departamente të veçanta për arsimin, gjuhët, përfaqësim të barabartë, decentralizim, mos-diskriminimit dhe  për komunitet pakicë, transmeton Portalb.mk

Kryeministri Gruevski negocion për platformën shqiptare, qytetari Gruevski është patriot

Më shumë se një vit një qeveri e përbërë nga VMRO-DPMNE dhe BDI kërkoi të kryhet një analizë të Marrëveshjes Kornizë.  Gjatë konsultimeve mes Qeverisë dhe Instituti Evropian i Paqes të cilat u zhvilluan në Klubin e Deputetëve, ndër të tjera, u diskutua për përdorimin e gjuhës shqipe. Në qoftë se atëherë Gruevski nga pozita në qeveri ka qenë e pranueshme të diskutojë rreth dygjuhësisë, tani kur vijojnë konsultimet për qeverinë, pasi ai nuk arriti ta përpilojë, nga kampi i VMRO-DPMNE vijnë deklarata të cilat jo vetëm që nuk e përmendin këtë proces, por ata argumentojnë se kjo çështje nuk ka qenë e hapur.

Në disa raste, pasi Gruevskin si kryeministër nuk arriti të bëje marrëveshje me Ahmetin për të formuar një qeveri ai theksoi se platforma e partive shqiptare me të cilën u shfaqën gjatë negociatave për qeveri, për partinë e tij është e papranueshme. Pyetja është nëse VMRO-DPMNE ka një problem me platformën e BDI-së të cilën e pranoi më shumë se një vit, apo me qëndrimin e  BDI-së që Prokuroria Speciale Publike të vazhdojë të funksionojë dhe për të proceduar rastet në të cilat ajo punon.

Çfarë deklaroi  VMRO-DPMNE në lidhje me platformën këto ditë

Në deklaratën e fundit të VMRO-DPMNE  thotë se “platforma e BDI-së është  përpjekje për ri-marrëveshje të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.”

“Maqedonia ka një marrëveshje kornizë që është negociuar në vitin 2001 me ndërmjetësimin e bashkësisë ndërkombëtare, dhe të gjitha palët e përfshira, në periudhën e kaluar ka theksuar se nuk ka asnjë mundësi për një ri-negocim të saj. Kjo platformë duket të jetë ajo, dhe emri i vërtetë i platformës është në fakt një përpjekje për të ri-negociuar Marrëveshjen Kornizë të Ohrit. Në mënyrë që të mos sjellë shtetin në një situatë komplekse, dhe duke pasur parasysh se ri-negocimin i Marrëveshjes së Ohrit në të vërtetë  është duke hapur kutinë e Pandorës, VMRO-DPMNE në bisedime me BDI refuzoi të negociojë për të njëjtën platformë.”

VMRO-DPMNE paralajmëron se procedura për ri-negocim të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, me një formë të quajtur Platformën mund të shkaktojë që edhe bashkësitë e tjera etnike të dalin me platforma apo kërkesat e tyre për ri-negocim të Marrëveshjes së Ohrit. / Portalb.mk

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button