Ben Blushi: Kam prova, thasët po vidhen me ndihmën e shtetit

Deputeti i partisë LIBRA  Ben Blushi thotë se disponon prova për grabitjen e sotme në Rinas ku u morën rreth 2 milionë Euro.

Ishte parashikuar që Blushi të jepte një intervistë në emisionin Opinion sonte në mbrëmje, por u shty për shkak të ngjarjes së sotme në rrugën e Rinasit, ku do të flitet për këtë çështje.

Në një status në Facebook, deputeti Blushi shkruan se grabitja e parave nga makinat e blinduara është bërë me ndihmën e shtetit.

Statusi i deputetit Ben Blushi:

KUSH I MBRON BANKAT?

Miku im Blendi Fevziu më kërkoi ta shtynim intervistën e parashikuar sot në darkë, për shkak të vjedhjes së makinave të bankës. Natyrisht e mirëkuptoj. Vjedhjet e bankave janë kthyer në serial. Shteti shikon dhe bashkëpunon,grabitësit ikin dhe e shikojnë policinë në televizor. Ja pse ska vende pune, besim dhe investime të huaja. Se nuk ka kush i mbron! Një javë më parë thashë në Kuvend se Republika po bie. Sot kam edhe prova.Thasët e Republikës sonë po vidhen me ndihmën e shtetit!

Image

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button