Ali Ahmeti flet pas takimit me Hanin (VIDEO)

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, pas takimit me eurokomesarin për zgjerim dhe fqinjësi të mirë në Kuvendin e Maqedonisë, tha se pret materiale të dokumentuara nga LSDM që të thirr takim me Kryesinë Qendrore dhe të vendosin për hapat e mëtutjeshëm, njofton Portalb.

Në lidhje me Platformën Shqiptare ai theksoi se mediat e kanë transmetuar gabimisht dhe se ajo ka qenë vetëm deklaratë e partive politike shqiptare në të cilën nuk ka pasur plan për Shqipëri të Madhe ose për ndryshime etnike.

“Me VMRO-në ashtu siç bisedohet edhe me LSDM-në, BDI ka bërë bisedime, me VMRO-në ka qenë 10 vjet në Qeverisje të këtij vendi dhe është e natyrshme të bisedohet. Unë e kam thënë publikisht se VMRO i ka fituar zgjedhjet, ka 51 deputetë dhe sigurisht që është biseduar. Gjithashtu, unë nuk kam biseduar me prapaskena, me prapavija. BDI nuk është një parti që vepron me standarde të dyfishta, që vepron prapa shpine, por bisedojmë me të gjithë dhe nuk kemi asnjë hasmëri me asnjë parti politike në vend”, deklaroi Ahmeti.

Ai mohoi të ketë ndonjë marrëveshje mes partisë së tij dhe VMRO-DPMNE-së, siç pretendoi paraprakisht kreu I PDSH-së Menduh Thaçi.

Në takim me Hanin, Ahmeti përsëri ka folur për pesë opsionet të cilat BDI i ka në dispozicion, duke e theksuar qëndrimin e tyre të njohur se vendit i duhet zgjidhje. Megjithatë, sipas tij, jo çfarë do, por zgjidhje për stabilitet, përforcim të paqes, marrëdhënieve ndëretnike, të cilat do të siguronin reforma në sundimin e ligjit. Pas Ahmetit takim me Hanin ka lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, ndërkaq më pas Nikolla Gruevski.

“Gjithashtu kemi fol edhe për rrethanat brenda rajonit të Ballkanit perëndimor mbi sigurinë dhe nevojën që Republika e Maqedonisë duhet sa më shpejt të ec drejt rrugës të pa alternativë tjetër të Bashkimit Evropian dhe të anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Për këto synime, për këto qëllime ne do të kemi mbështetjen e fortë të BE-së në të gjitha drejtimet”, deklaroi Ahmeti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button