Mej: Është gabim vendimi i Trampit për ndalesë për hyarje të myslimanëve në SHBA

Kryeministrja britanike, Tereza Mej sot deklaroi se presidenti amerikan, Donald Tramp ka sjellur vendim të gabuar për ndalesë të përkohshme për hyrje në SHBA të qytetarëve nga shtatë vende dominante myslimane dhe se Britania e Madhe nuk planifikon të miratojë politikë të ngjashme.

“Ne mendojmë se kjo është gabim dhe se krijon ndarje. Ajo është politikë të cilën Britania e Madhe nuk do ta miratojë”, tha Mej në konferencën për shtyp, transmetojnë mediumet britnaike.

Mediumet britanike përkujtojnë se vendimi i presidentit amerikan ishte kumtuar vetëm disa orë pas takimit të tij të parë me kryeministren britanike në Uashington, muajin e kaluar, dhe me atë vendim, për 90 ditë u ndalohet hjyrja në SHBA shtetasve të Iranit, Irkaut, Libisë, Somalisë, Sudanit, Sirisë dhe jemenit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button