Në Rinas, u rrëmbyen rreth 2 milionë euro (VIDEO)

Një makinë e blinduar me një shume të madhe parash cash të një banke të nivelit të dytë është bërë pre e një grabitje sot në kryeqytet.

Ngjarja është shënuar rreth ores 13:50 rrugës për në Rinas kur mjetit të blinduar që po udhëtonte në mbikalimin e Kasharit i është zënë pritë nga një automjet në të cilin udhëtonin persona të armatosur.

Shqiptarja.com mëson se grabitësit më pas për të fshirë gjurmët kanë djegur automjetin me të cilin kryen grabitjen tek Ura e Tapizës.

Tek Ura e Tapizes jane duke u djegur dy makina, një makine tip ‘Benz’ dhe një ‘Seat Ibiza;

Sasia e parave qe ndodhej ne blind ishte rreth 2 milione euro, dhe mesohet se sasia monetare do te dergohej jashte vendit permes aeroportit te Rinasit.

Postblloqe jane ngritur ne pikat dalese e hyrese te kryeqytetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button