Apasionimi politik është kancer për gazetarinë

[Recension: LSDM-ja i filloi bisedimet me BDI-në – bisedojnë vetëm me të vetët!]

Теksti që i nënshtrohet këtij recensioni, do të ishte krejtësisht në rregull në qoftë se do ta lexonim në kategorinë “Mendime”. Atëherë do të ishin të pranishme të gjitha komentet dhe vlerësimet. Madje edhe kualifikimet dhe dënimet e qëndrimeve dhe të veprimeve të njerëzve që përmenden në tekst do të pranoheshin si vlerësime personale, edhe pse këto është e pahijshme në komunikimin publik. Veçanërisht në këtë paragraf:

“Kjo është sikur LSDM-ja të negociojë me vetëveten, e njëkohësisht këta njerëz bëjnë pjesë në grupin më të korruptuar të BDI-së”.

Neni 11 i Kodit të gazetarëve rekomandon në mënyrë të qartë:

Gazetari do t’u përmbahet standardeve të pranuara shoqërore që kanë të bëjnë me dinjitetin dhe respektimin e dallimeve etnike, kulturore dhe religjioze në Maqedoni.

Ta kualifikoni dikë si “më të korruptuar”, duhet të keni argumente serioze dhe të prekshme. Veçanërisht nëse teksti i këtillë publikohet në rubrikën “Maqedonia”, në të cilën, sipas standardeve, priten tekste në të cilat ka përmbajtje nga komentet ose, nëse ka, ato atëherë janë të ndara qartë nga raporti gazetaresk.

Në fakt, Kodi i gazetarëve në nenin 13 ka paraparë se:

Gazetarët duhet të bëjnë dallim ndërmjet fakteve dhe mendimeve, ndërmjet lajmit dhe komentit.

02072017-Vecer-PregovoriLinku deri te artikulli origjinal: LSDM-ja i filloi bisedimet me BDI-në – bisedojnë vetëm me të vetët!

Data dhe koha e publikimit: 06.02.2017, 16:23

Data e recensionit: 08.02.2016

Recensues: Zoran Bojarovski

KUALIFIKIME TË PAHIJSHME DHE TË PAARGUMENTUARA

Ky tekst është përplot me komente, kualifkime të pahijshme dhe të paargumentuara për individë të caktuar dhe me sulme për gazetarët për mendimet personale të shprehura në debat publik.

“Opozitarja Bllazhevska, për shkak të zemërimit nga analizat e këtilla të BDI-së me cinizëm replikoi se partia e relativizon realitetin”.

Edhe në lidhje me këtë lëshim të standardeve profesionale etike në këtë tekst, përsëri do t’i referohemi Kodit të gazetarëve dhe nenit 10:

Gazetari nuk do të krijojë e as nuk do të përpunojë me vetëdije informata, të cilat i kërcënojnë të drejtat ose liritë e njeriut, nuk do të flasë me gjuhën e urrejtjes dhe nuk do të nxisë dhunë ose diskriminim mbi çfarëdo lloj baze (kombëtare, fetare, racore, gjinore, shoqërore, gjuhësore, politike, të orientimit seksual…).

Këto lëshime të rregullave të gazetarisë së mirë sikur nuk kanë qenë të mjaftueshme dhe që të përforcohen, në tekst është futur edhe një deklaratë e një profesori spanjoll, i cili gjatë ditëve të kaluara për një medie tjetër e interpretoi Kushtetutën e Maqedonisë në pjesën e autorizimeve të kryetarit të vendit tonë në lidhje me zgjedhjet. Dhe kjo do të ishte në rregull sikur ky ekspert spanjoll të mos ishte vendosur vetëm në kontekstin e interesave të vetëm një partie politike. Kjo, tekstit i jep edhe dozë të anshmërisë politike, ndërsa në nenin 14 të Kodit insistohet që raportimi për proceset politike, veçanërisht për zgjedhjet, të jetë i paanshëm dhe i balancuar, dhe gazetari të sigurojë distancë profesionale prej subjekteve politike.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button