Ivanov bën edhe një gafë (VIDEO)

Në koleksionin e gafave të presidentit Gjorge Ivanov i cili si kandidat i VMRO-së sërish kërkon edhe një mandat, u shtua edhe kjo deklaratë legjendare dhënë në një nga tubimet e tija nëpër qytetet e Maqedonisë.

“Ata që nuk më njohin, e dinë se unë kam tre principe: të jem i ndershëm, i sinqertë dhe i vyeshëm” thotë mes tjerash Ivanov.

Ditë më parë tha se Kazakstani është i madh sa tërë Evropa ndërsa se presidenti Zhak Shirak ka qenë i Amerikës. 

Të ndjekësh fushatën e Ivanovit dhe mos të dallosh gafe qesharake është thuajse e pamundur. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button